JETA

Enver Hoxhaj kritikonë partinë e tij: Kërkesa për ta kthyer në Kuvend ligjin për Specialen, ishte gabim fatal

Kosova.Today ·

Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka deklaruar se partia e tij nuk ka hequr dorë nga Ligji për Gjykatën Speciale dhe do të vazhdojë të angazhohet për mbajtjen e tij në fuqi. I pyetur për kërkesën e PDK-së për kthimin e ligjit në Kuvend, Hoxhaj...

Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka deklaruar se partia e tij nuk ka hequr dorë nga Ligji për Gjykatën Speciale dhe do të vazhdojë të angazhohet për mbajtjen e tij në fuqi.

I pyetur për kërkesën e PDK-së për kthimin e ligjit në Kuvend, Hoxhaj e cilësoi atë si pozicionim politik, moral dhe negociues në mbrojtje të krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë.

Ai tha se pret që ligji të shqyrtohet javën e ardhshme në Komisionin për Legjislacion, duke e vlerësuar tërheqjen e tij si gabim fatal dhe të panevojshëm.

“Nuk kem hek dorë prej ligjit, as nuk e kem anuluar. Meqë ne e shohim ligjin si një pozicionim politik për të dalë në mbrotje të krerëve të UÇK-së në Hagë, e shohim edhe si një pozicionim moral, meqë për atë ligj kanë dalë në protesta për mbi 20 ditë shumë qytetarë të Kosovës, mendojmë që edhe moralisht si PDK duhet edhe më tutje të luftojmë që ky ligj të jetë në fuqi. E shohim edhe si një pozicioni negociues. Jam i bindur që javën e ardhshme ligji për specialen do të jetë në komisionin e ligjeve për legjislacion, duhet të ketë një urgjencë për miratimin e tij sa më të shpejt dhe mendoj që kërkesa jonë që ky ligj të tërhiqet ka qenë një gabim fatal, e panevojshme dhe e padomesdoshme”, tha Hoxhaj në t7.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Cyrihu renditet si qyteti i dytë më i sigurt në botë për turistët

08.11.2026

Zvicra planifikon tarifa të reja për shitësit e huaj online

08.11.2026

Rreth 750 mijë persona jetojnë në varfëri në Zvicër, krijohet këshilli i ri kombëtar

09.11.2026

EXIL- mes Säntisit dhe mallëngjimit

09.11.2026