Fatjona Kasapi mposht serben dhe kualifikohet në çerekfinale të Grand Prix në Zagreb

  • Ndaje
Fatjona Kasapi mposht serben dhe kualifikohet në çerekfinale të Grand Prix në Zagreb

Fatjona Kasapi po vazhdon me paraqitje të suksesshme në Grand Prix të xhudos në Zagreb, ku ka arritur të kualifikohet në çerekfinale pas dy fitoreve të njëpasnjëshme, përcjell albinfo.ch.

Në duelin e parë, xhudistja kosovare triumfoi ndaj serbes Andrea Stojadinov, të cilën e mposhti me Yuko, për të vazhduar më pas me një tjetër fitore ndaj austriakes Carina Klaus-Sternwieser, po ashtu me të njëjtin vlerësim.

Me këto dy rezultate, Kasapi siguroi kalimin në çerekfinale, ku do të përballet me xhudisten nga Uzbekistani, Diyora Keldiyorova.

Përballja e radhës është një tjetër sfidë e rëndësishme për kosovaren, e cila synon të vazhdojë me fitore dhe të afrohet edhe më shumë drejt medaljes në turneun e Zagrebit./Albinfo.ch

The post Fatjona Kasapi mposht serben dhe kualifikohet në çerekfinale të Grand Prix në Zagreb appeared first on Albinfo.


Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.