SPORTI

S’ka fitues, Kosova dhe Izraeli pajtohen me nga një pikë

Kosova.Today ·

Ka përfunduar me barazim ndeshja mes Kosovës dhe Izraelit, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. Pas 93 minutave lojë në kryeqytet, asgjë nuk i ndau Kosovën dhe Izraelit, në ndeshjen që u mbyll 0-0, dhe që u luajt në kuadër të xhiros...

Ka përfunduar me barazim ndeshja mes Kosovës dhe Izraelit, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Pas 93 minutave lojë në kryeqytet, asgjë nuk i ndau Kosovën dhe Izraelit, në ndeshjen që u mbyll 0-0, dhe që u luajt në kuadër të xhiros së pestë të Ligës B të Ligës së Kombeve.

Kombëtarja e Kosovës luajti për 30 minuta me një lojtar më pak, kur Veldin Hoxha u përjashtu me karton të kuq, pas dy kartonëve të verdhë.

“Dardanët” patën disa mundësi të mira shënimi në pjesën e parë, mirëpo më pak pati në të dytën.
Lindrit Kamberi e goditi shtyllën në pjesën e parë dhe Milot Rashica ishte afër të shënonte po ashtu.

Në pjesën e dytë, Kosova pati pak raste, derisa Izraeli po ashtu nuk rrezikoi shumë portën dardane.

Pas këtij rezultati, Kosova shkon në kuotën e gjashtë pikëve, derisa Izraeli e mori pikën e tretë në këtë cikël.

Ndeshjen e radhës, Kosova do ta luajë ndaj Irlandës në Dublin, me 17 nëntor – dhe duhet të fitojë, nëse e do vendin e dytë në grup.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Goditje për Interin, lendohet ylli i madh i ekipit

10.11.2026

Lisian Thaçi, talenti 17-vjeçar i Bayern Munichut që ëndërron Kosovën

14.11.2026

Albert Vallçi mbetet pa paraqitje me asnjë kombëtare, dikur priste ftesën e Austrisë

11.11.2026

Lutfi Dalipi viziton Dardanët në stërvitjen para ndeshjes me Izraelin

14.11.2026