S’ka fitues, Kosova dhe Izraeli pajtohen me nga një pikë

  • Ndaje
S’ka fitues, Kosova dhe Izraeli pajtohen me nga një pikë

Ka përfunduar me barazim ndeshja mes Kosovës dhe Izraelit, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Pas 93 minutave lojë në kryeqytet, asgjë nuk i ndau Kosovën dhe Izraelit, në ndeshjen që u mbyll 0-0, dhe që u luajt në kuadër të xhiros së pestë të Ligës B të Ligës së Kombeve.

Kombëtarja e Kosovës luajti për 30 minuta me një lojtar më pak, kur Veldin Hoxha u përjashtu me karton të kuq, pas dy kartonëve të verdhë.

“Dardanët” patën disa mundësi të mira shënimi në pjesën e parë, mirëpo më pak pati në të dytën.
Lindrit Kamberi e goditi shtyllën në pjesën e parë dhe Milot Rashica ishte afër të shënonte po ashtu.

Në pjesën e dytë, Kosova pati pak raste, derisa Izraeli po ashtu nuk rrezikoi shumë portën dardane.

Pas këtij rezultati, Kosova shkon në kuotën e gjashtë pikëve, derisa Izraeli e mori pikën e tretë në këtë cikël.

Ndeshjen e radhës, Kosova do ta luajë ndaj Irlandës në Dublin, me 17 nëntor – dhe duhet të fitojë, nëse e do vendin e dytë në grup.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.


3 lexime 3 sot