KOSOVA

Ganimete Musliu s’e përjashton mundësinë e kandidimit për kryetare të PDK-së

Kosova.Today ·

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu e ka lënë mundësinë e hapur që të kandidojë kër kryetare të kësaj partie. Musliu në një intervistë në Nacionale me gazetarin Muhamet Koci ka thënë se fton të gjithe ata që mendojnë...

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu e ka lënë mundësinë e hapur që të kandidojë kër kryetare të kësaj partie.

Musliu në një intervistë në Nacionale me gazetarin Muhamet Koci ka thënë se fton të gjithe ata që mendojnë se e dërgojnë partinë përpara, që t’i hyjnë garës.

Musliu theksoi se nuk e përjashton mundësinë që edhe ajo vetë të jetë pjesë e garës.

“E preferoj Ganimete Musliun. Në këtë moment kur po flasim, unë e preferoj Ganimete Musliun. E thash për arsye se neve na i kanë shpallë kryetarët në studio televizive hala pa hy në zgjedhje, është pak gabim të përjashtohet secili që ka të drejtë të zvjedhë dhe të zgjidhet. Absolutisht, nuk e përjashtoj. Ftoj ata që ndjejnë vetën që munden me e dërgu partinë përpara, i ftoj të jenë pjesë e garës. Vetëm sa e rrisin demokracinë dhe e shtojnë sharmin e demokracisë”, tha ajo.


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Nga Zhegra e Gjilanit në majë të botës së orëve – Rexhep Rexhepi fiton çmimin më të madh ndërkombëtar.

08.11.2026

Haradinaj reagon lidhur me vizitën e një grupi serbësh në Pejë dhe Deçan: Kush ua dha lejen?

09.11.2026

E DIELA SJELL MOT TË FTOHTË! Temperaturat zbrasin deri në -4°c, por nuk mungon as dielli

08.11.2026

Nisin punimet për fabrikën e municionit

07.11.2026