KOSOVA

Haradinaj reagon lidhur me vizitën e një grupi serbësh në Pejë dhe Deçan: Kush ua dha lejen?

Kosova.Today ·

Daut Haradinaj ka reaguar lidhur me vizitën e një grupi serbësh në Pejë dhe Deçan, të cilët në Beograd kanë përdorur sloganin “Kosova është Serbi”. Haradinaj ka kritikuar Qeverinë e Kosovës, duke përmendur edhe deklaratat e fundit të...

Daut Haradinaj ka reaguar lidhur me vizitën e një grupi serbësh në Pejë dhe Deçan, të cilët në Beograd kanë përdorur sloganin “Kosova është Serbi”.

Haradinaj ka kritikuar Qeverinë e Kosovës, duke përmendur edhe deklaratat e fundit të ministrit Nenad Rshiq, në lidhje me krijimin e Asociacionit. Ai ka kërkuar të bëhet e ditur se kush ua dha lejen për vizitën në këto dy qytete.

“Dje, ministri i Kurtit foli për krijimin e Asociacionit, ndërsa sot paska pasur invazion nga serbët fitues në Beograd, me sloganin “Kosova është Serbi”. Lejen për ta vizituar Pejën dhe Deçanin, kush ua dha? A ua dha ai ose ajo që e dha tokën për Manastirin në orën 24:00 të natës? Perdja e patriotizmit po ju bie, por lejet për ata që kërcënojnë Kosovën duhet t’i jepni publikisht. Koha e qebeve si mbulesë ka mbaruar për secilin”, ka shkruar Haradinaj.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Nga Zhegra e Gjilanit në majë të botës së orëve – Rexhep Rexhepi fiton çmimin më të madh ndërkombëtar.

08.11.2026

Banjska, testi i madh për qeverinë e re serbe – analistët kërkojnë drejtësi dhe llogaridhënie

09.11.2026

Aksident me fatalitet në Kroaci – një autobus nga Serbia përmbyset në autostradë

08.11.2026

Njëri vdiq, tjetri u arratis, i treti u lirua para kohe – Çfarë dyshimesh ngre Mehmeti për rastin Dehari dhe shokët e tij të burgut?

09.11.2026