SHQIPERIA

“Histori, biznes dhe miqësi në jug të Shqipërisë”, mesazhi i ambasadorit të SHBA nga Saranda

Kosova.Today ·

Ambasada Amerikane në Tiranë ka publikuar foto nga vizita e ambasadorit të SHBA-së në Shqipëri, Eric Wendt, në jug të vendit. Përmes një postimi në rrjetin social X, ambasada bën me dije se gjatë qëndrimit në Sarandë, ambasadori Wendt u...

Ambasada Amerikane në Tiranë ka publikuar foto nga vizita e ambasadorit të SHBA-së në Shqipëri, Eric Wendt, në jug të vendit.

Përmes një postimi në rrjetin social X, ambasada bën me dije se gjatë qëndrimit në Sarandë, ambasadori Wendt u njoh me historinë e Shqipërisë ndër shekuj dhe zhvilloi biseda me drejtues të bizneseve vendase për partneritetet në rritje.

“Histori, biznes dhe miqësi në jug të Shqipërisë! Në Sarandë, Ambasadori Eric Wendt përshkoi shekujt e historisë së Shqipërisë dhe bisedoi me udhëheqësit e biznesit vendas rreth partneriteteve në rritje”, thuhet në postimin e ambasadës.

Ambasadori u takua edhe me vullnetarë të Korpusit të Paqes dhe ish-studentë të programeve amerikane të shkëmbimit.

“Ai u takua gjithashtu me Vullnetarët e Korpusit të Paqes dhe ish-studentët e shkëmbimit amerikan, njerëzit që e bëjnë miqësinë SHBA-Shqipëri më të fortë çdo ditë”, thuhet në postim.

History, business and friendship in Albania’s south! In Saranda, Ambassador Eric Wendt walked through centuries of Albanian history and talked with local business leaders about growing partnerships. He also met with Peace Corps Volunteers and U.S. exchange alumni, the people who make the U.S.-Albania friendship stronger every day.

— U.S. Embassy Tirana (@USEmbassyTirana) November 16, 2026

The post “Histori, biznes dhe miqësi në jug të Shqipërisë”, mesazhi i ambasadorit të SHBA nga Saranda appeared first on Euronews Albania.


Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Rama: Asnjë furi gurësh, molotovësh, balte apo glasash nuk duhet të na shpërqendrojë nga objektivi i anëtarësimit në BE

14.11.2026

NATO anulon samitin e planifikuar për vitin 2027 në Shqipëri, Rutte: Takimet do të mbahen vetëm kur të jetë e nevojshme

16.11.2026

Von der Leyen: Shqipëria po bën progres domethënës drejt anëtarësimit në BE

16.11.2026

Protestuesit zhvendosen para Kryeministrisë pas marshimit nga Ministria e Arsimit në Unazën e Tiranës

14.11.2026