Von der Leyen: Shqipëria po bën progres domethënës drejt anëtarësimit në BE
Nga Brukseli, ku po zhvillohet Forumi i II-të i Zgjerimit të Bashkimit Europian me temë “Evropë më e gjerë – Evropë më e fortë”, Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha se Shqipëria po bën progres domethënës drejt...
Nga Brukseli, ku po zhvillohet Forumi i II-të i Zgjerimit të Bashkimit Europian me temë “Evropë më e gjerë – Evropë më e fortë”, Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha se Shqipëria po bën progres domethënës drejt anëtarësimit në BE.
“Talentet e reja të Ballkanit Perëndimor do të sjellin vlera në tregun e përbashkët evropian. Shqipëria po bën progres domethënës drejt anëtarësimit. Në vendet e BP-së, vendet po bëjnë hapa të mëdhenj. Ky është një moment i rëndësishëm. Ne duhet ta kapim këtë mundësi. Të shfaqim të njëjtën ambicie si liderët e 30 viteve më parë, që ta kthejmë në sukses”, tha mes të tjerash von der Leyen.
Von der Leyen, solli në vëmendje procesin historik të zgjerimit të BE-së, duke kujtuar se 30 vite më parë diskutohej për zgjerimin më të madh të Bashkimit Evropian. Në atë kohë, vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore nisën rrugëtimin për t’u rikthyer sipas saj, në familjen e tyre evropiane.
Nga ana tjetër, komisionerja Evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, theksoi se zgjerimi i Bashkimit Evropian është rikthyer në qendër të debatit politik dhe se rezultatet e arritura gjatë këtij viti janë më të mëdha se në 25 vitet e fundit.
“Sot zgjerimi është sërish në një debat të gjerë se si. Kemi dhënë rezultate për zgjerimin këtë vit më shumë sesa në 25 vitet e fundit. Kemi kundërshtarë që duan të dëmtojnë kandidatët për anëtarësim. Nuk do ta lejojmë të ndodhë kjo”, tha Marta Kos.
The post Von der Leyen: Shqipëria po bën progres domethënës drejt anëtarësimit në BE appeared first on Euronews Albania.
Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.