KOSOVA

Hoxha e quan “morale” dorëheqjen nga pozita e drejtorit të Policisë pas vrasjes së Arlinda Zekajt

Kosova.Today ·

Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, dha dorëheqje më 30 tetor, pesë ditë pas vrasjes së Arlinda Zekajt – rast që nxiti protesta dhe kërkesa për përgjegjësi institucionale. I pyetur nga Radio Evropa e Lirë nëse veprimi...

Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, dha dorëheqje më 30 tetor, pesë ditë pas vrasjes së Arlinda Zekajt – rast që nxiti protesta dhe kërkesa për përgjegjësi institucionale.

I pyetur nga Radio Evropa e Lirë nëse veprimi i tij lidhet me trajtimin institucional të këtij rasti, Hoxha tha se “lidhet me dorëheqje morale”.

Megjithatë, ai nuk iu përgjigj pyetjes së REL-it nëse me këtë nënkupton se ndien përgjegjësi për lëshimet institucionale në trajtimin e rastit.

Më herët gjatë ditës, Zyra e Kryeministrit njoftoi se Albin Kurti kishte pranuar dorëheqjen e Hoxhës dhe e kishte liruar atë nga detyra.

Me propozim të ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, kryeministri Kurti caktoi Fehmi Hotin ushtrues detyre të drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Kosovës.

“Qeveria e Republikës së Kosovës e çmon kontributin dhe angazhimin e z. Hoxha përgjatë mandatit të tij”, u tha në njoftim.

Qeveria nuk dha arsye për dorëheqjen e Hoxhës.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Njëri vdiq, tjetri u arratis, i treti u lirua para kohe – Çfarë dyshimesh ngre Mehmeti për rastin Dehari dhe shokët e tij të burgut?

09.11.2026

Kurti udhëtoi për në Francë, do të marrë pjesë në Forumin e Paqes në Paris

08.11.2026

Një foshnje është dërguar pa shenja jete në Spitalin e Pejës, policia jep detajet e fundit

08.11.2026

​Në Paris mbahet Forumi i Paqes, merr pjesë edhe kryeministri Albin Kurti

09.11.2026