SHQIPERIA

Rama ironizon protestën, publikon fotografi nga “sofra e gurtë”: E cilëson destinacionin më të ri turistik të Tiranës

Kosova.Today ·

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka publikuar mëngjesin e së shtunës fotografi nga “sofra e gurtë” e vendosur para godinës së Kryeministrisë, mbi të cilën janë vendosur letra me mbishkrimin “DIALOG”. Në fotografitë e publikuara në Facebook...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka publikuar mëngjesin e së shtunës fotografi nga “sofra e gurtë” e vendosur para godinës së Kryeministrisë, mbi të cilën janë vendosur letra me mbishkrimin “DIALOG”.

Në fotografitë e publikuara në Facebook shihen edhe qytetarë e kalimtarë që ndalen pranë saj për të bërë fotografi.

“MIRËMËNGJES dhe me destinacionin më të ri turistik të Tiranës, ju uroj fundjavë të buzëqeshur ”, ka shkruar Rama, duke e cilësuar në mënyrë ironike instalacionin si një atraksion të ri turistik.

Publikimi vjen në prag të protestës kombëtare, e cila pritet të mbahet sot në orën 14:00, para Ministrisë së Arsimit.

Rama ka shprehur disa herë gatishmërinë për dialog me protestuesit, por këta të fundit nuk e kanë pranuar ftesën e tij, duke këmbëngulur në kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit.


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Vijon protesta në kryeqytet, protestuesit mblidhen para Kryeministrisë! Situata e qetë

08.11.2026

Aksident i rëndë në Durrës, 26-vjeçarja përplas këmbësorin! Humb jetën i moshuari

08.11.2026

Transportonte kundrejt pagesës emigrantin afgan drejt Gjirokastrës, arrestohet 32-vjeçari, kishte thyer “Arrestin në shtëpi”

08.11.2026

Rama takohet me Macronin në Paris, merr pjesë në Forumin e Paqes (VIDEO)

09.11.2026