Rama ironizon protestën, publikon fotografi nga “sofra e gurtë”: E cilëson destinacionin më të ri turistik të Tiranës
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka publikuar mëngjesin e së shtunës fotografi nga “sofra e gurtë” e vendosur para godinës së Kryeministrisë, mbi të cilën janë vendosur letra me mbishkrimin “DIALOG”.
Në fotografitë e publikuara në Facebook shihen edhe qytetarë e kalimtarë që ndalen pranë saj për të bërë fotografi.
“MIRËMËNGJES dhe me destinacionin më të ri turistik të Tiranës, ju uroj fundjavë të buzëqeshur ”, ka shkruar Rama, duke e cilësuar në mënyrë ironike instalacionin si një atraksion të ri turistik.
Publikimi vjen në prag të protestës kombëtare, e cila pritet të mbahet sot në orën 14:00, para Ministrisë së Arsimit.
Rama ka shprehur disa herë gatishmërinë për dialog me protestuesit, por këta të fundit nuk e kanë pranuar ftesën e tij, duke këmbëngulur në kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit.
Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.