MAQEDONIA

Iseni: BDI-ja duhet të japë llogari për Alta Bankën, koha e pandëshkueshmërisë ka përfunduar

Kosova.Today ·

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Astrit Iseni, ka reaguar lidhur me çështjen e Alta Bankës, duke drejtuar akuza ndaj BDI-së dhe ish-kryetarit të saj, Ali Ahmeti, për vendimet dhe lidhjet e pretenduara rreth kësaj banke. Iseni ka...

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Astrit Iseni, ka reaguar lidhur me çështjen e Alta Bankës, duke drejtuar akuza ndaj BDI-së dhe ish-kryetarit të saj, Ali Ahmeti, për vendimet dhe lidhjet e pretenduara rreth kësaj banke.

Iseni ka kërkuar përgjigje se kush e solli Alta Bankën në Maqedoninë e Veriut, kush e mbështeti dhe kush përfitoi nga ky proces.

“Krimi dhe korrupsioni kanë emër dhe mbiemër politik: BDI! Nuk mjaftojnë më heshtja, arsyetimet dhe tentimet për t’iu ikur përgjegjësisë. Dokumentet flasin, ndërsa BDI duhet të japë llogari para qytetarëve”, ka shkruar Iseni.

Ai ka theksuar se qytetarët meritojnë transparencë dhe përgjigje për këtë çështje, duke e përmbyllur reagimin me mesazhin: “Koha e pandëshkueshmërisë ka përfunduar!”(INA)


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Këto janë top tre kompanitë më të mira nga TOP 100 për 2025-tën

11.11.2026

Banka Popullore e Maqedonisë dhe guvernatori Slaveski dorëzuan kallëzime penale kundër Filipçes, Dimitrijeviqit dhe Zhernovskit në lidhje me „Alta Bankën“!

11.11.2026

Lloga për Jurisprudencën në shqip: Në 2024, në Qeveri miratuam 100%, sot krenohen me 70%!

10.11.2026

Kallëzim penal ndaj një drejtori të një ndërmarrje në Maqedoninë e Veriut

10.11.2026