MAQEDONIA

Lloga për Jurisprudencën në shqip: Në 2024, në Qeveri miratuam 100%, sot krenohen me 70%!

Kosova.Today ·

Ish-ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, ka reaguar ashpër ndaj vendimit të sotëm të Qeverisë për mënyrën e zhvillimit të provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe, duke e cilësuar zgjidhjen e miratuar si gjysmake dhe të papranueshme...

Ish-ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, ka reaguar ashpër ndaj vendimit të sotëm të Qeverisë për mënyrën e zhvillimit të provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe, duke e cilësuar zgjidhjen e miratuar si gjysmake dhe të papranueshme.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Lloga ka rikujtuar se në janar të vitit 2024, gjatë mandatit të tij si ministër i Drejtësisë, Qeveria kishte votuar një zgjidhje që parashihte zhvillimin e provimit të jurisprudencës 100 për qind në gjuhën shqipe.

Në janar të vitit 2024, në Qeveri u votua që provimi të zhvillohej 100% në gjuhën shqipe!

Më pas, shumica parlamentare VMRO-VLEN me Afrim Gashin në krye e hoqi nga procedura parlamentare, që para pak çastesh të dalin e të krenohen me një zgjidhje gjysmake dhe të papranueshme që e kanë kaluar sot në Qeveri: 70% shqip e 30% maqedonisht!

Populli ynë e thotë bukur: “Dhia e zgjebur e bishtin përpjetë!”, andaj mos u krenoni me atë që u turpëron!


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Gashi: VLEN-it i konvenojnë zgjedhjet e parakohshme, por stabiliteti kërkon zgjedhje të rregullta

10.11.2026

Përplasja BDI–VLEN për gjuhën shqipe: Hoxha akuzon, VLEN kundërpërgjigjet me kritika ndaj Ahmetit

09.11.2026

Musa Xhaferi pengon ratifikimin e marrëveshjes për kontrollin kufitar hyrje-hyrje me Shqipërinë, reagojnë nga VLEN

10.11.2026

Kasami dhe Mexhiti: Premtimi u bë realitet, jurisprudenca flet shqip!

10.11.2026