SPORTI

Foda i kënaqur me paraqitjen e Kosovës, por zbulon problemin që i kushtoi me mos fitore ndaj Izraelit

Kosova.Today ·

Përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda, është shprehur i kënaqur me paraqitjen e Dardanëve në barazimin pa gola 0-0 ndaj Izraelit, ndonëse ka theksuar se skuadrës i mungoi konkretizimi i rasteve për të marrë fitoren. Kosova pati një paraqitje...

Përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda, është shprehur i kënaqur me paraqitjen e Dardanëve në barazimin pa gola 0-0 ndaj Izraelit, ndonëse ka theksuar se skuadrës i mungoi konkretizimi i rasteve për të marrë fitoren.

Kosova pati një paraqitje të mirë, sidomos në 25 minutat e para të takimit, kur krijoi disa mundësi të mira shënimi, por nuk arriti t’i shfrytëzonte ato.

Foda, pas përfundimit të ndeshjes, theksoi se skuadra e kishte zbatuar planin e paraparë, por mungesa e golave mbeti problemi kryesor.

“Na munguan golat për fitore. E filluam mirë në 25 minutat e para, por nuk i shfrytëzuam rastet e pjesës së parë”, deklaroi Foda.

Notat e lojtarëve, Kosovë 0-0 Izrael: Kush ishte më i miri dhe kush më i dobëti?

Ai shtoi se edhe në pjesën e dytë, pavarësisht se Kosova luajti me një futbollist më pak, Dardanët arritën të krijonin raste, por sërish nuk gjetën rrugën drejt rrjetës.

“Pjesën e parë, ajo që u planifikua edhe u realizua, mirëpo nuk i shfrytëzuam rastet. Në pjesën e dytë, me një lojtar më pak, edhe aty i kishim disa raste, por na mungoi goli. Përgjithësisht jam i kënaqur me ndeshjen”, u shpreh përzgjedhësi i Kosovës.

Foda foli edhe për mungesën e Florent Muslijës, duke e vlerësuar mesfushorin si një futbollist me aftësi të veçanta në krijimin e rasteve dhe pasimin e fundit.

“Lojtarë si Muslija na mungojnë, sepse është një lojtar që di ta japë pasimin e fundit, është i rrezikshëm para golit. Sido që të jetë, edhe me këta lojtarë kemi fituar dhe situata është kështu siç është”, përfundoi Foda.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

“Me zemër e kam zgjedhur Kosovën”, Dalipi flet pas vendimit për të përfaqësuar “Dardanët”

13.11.2026

Një aeroplan privat ishte gati për të, por Muriqi e refuzoi PSG-në, Igli Tare zbulon prapaskenat e çmendura

14.11.2026

Juventusi po përgatitet për shitjen e Zhegrovës

13.11.2026

Publikohet formacioni, Shqipëria përballë Finlandës në sfidën vendimtare të Ligës së Kombeve

12.11.2026