SHQIPERIA

SPAK kërkon 1 vit burg për kryebashkiakun e Vaut të Dejës, Kristjan Shkreli

Kosova.Today ·

SPAK ka dhënë pretencën për kryetarin e Bashkisë së Vaut të Dejës, Kristjan Shkreli, i cili akuzohet për korrupsion aktiv në zgjedhje. Në përfundim të shqyrtimit të çështjes, SPAK ka kërkuar që Shkreli të shpallet fajtor për veprën penale...

SPAK ka dhënë pretencën për kryetarin e Bashkisë së Vaut të Dejës, Kristjan Shkreli, i cili akuzohet për korrupsion aktiv në zgjedhje.

Në përfundim të shqyrtimit të çështjes, SPAK ka kërkuar që Shkreli të shpallet fajtor për veprën penale të korrupsionit aktiv në zgjedhje dhe të dënohet me 1 vit burg.

Gjithashtu, prokuroria ka kërkuar që kryebashkiakut t’i ndalohet ushtrimi i funksioneve publike për një periudhë prej 5 vitesh.

Shkreli akuzohet se gjatë fushatës për zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025 ka premtuar dhe ofruar të mira materiale për banorët e fshatit Stajkë, në këmbim të votave për Partinë Socialdemokrate të Tom Doshit.

Sipas hetimeve të SPAK, ai dyshohet se ka shfrytëzuar nevojat e banorëve për përmirësimin e rrjetit të energjisë elektrike, duke përdorur investimin e realizuar gjatë fushatës zgjedhore për të siguruar mbështetje elektorale.

Vendimi përfundimtar për çështjen pritet të merret nga Gjykata e Posaçme

The post SPAK kërkon 1 vit burg për kryebashkiakun e Vaut të Dejës, Kristjan Shkreli appeared first on Euronews Albania.


Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Shpërthimi me tritol në makinën e një gruaje në Elbasan, në pranga një 17-vjeçar! Në kërkim bashkëautorët

12.11.2026

Airbnb: Inteligjenca artificiale zgjidh 40% të kërkesave pa ndërhyrje njerëzore

11.11.2026

Hoxha në Budapest, Hungaria rikonfirmon mbështetjen për integrimin e Shqipërisë në BE

11.11.2026

Bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Italisë për arsimin policor, Hita viziton Akademinë e Policisë në Romë

12.11.2026