Shpërthimi me tritol në makinën e një gruaje në Elbasan, në pranga një 17-vjeçar! Në kërkim bashkëautorët
Është arrestuar këtë të enjte nga policia një tjetër prej autorëve, i dyshuar për vendosjen e lëndës plasëse në automjetin e shtetases A. D., një javë më parë në Elbasan. Sipas raportimeve të policisë, është arrestuar B. H., 17 vjeç, i...
Është arrestuar këtë të enjte nga policia një tjetër prej autorëve, i dyshuar për vendosjen e lëndës plasëse në automjetin e shtetases A. D., një javë më parë në Elbasan.
Sipas raportimeve të policisë, është arrestuar B. H., 17 vjeç, i dyshuar si njëri prej autorëve të vendosjes së lëndës plasëse më 05.11.2026, në lagjen “28 Nëntori”.
Ndërkohë, disa ditë më parë është ndaluar edhe një 43-vjeçar, ndërsa vijon puna për identifikimin e të gjithë shtetasve të përfshirë në këtë ngjarje dhe individualizimin e përgjegjësive penale të tyre, nën drejtimin e Prokurorisë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv”, kryer në bashkëpunim, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Elbasan, shpërthimi me eksploziv në makinën e një gruaje! Ndalohet 43-vjeçari, në kërkim 3 të tjerëThe post Shpërthimi me tritol në makinën e një gruaje në Elbasan, në pranga një 17-vjeçar! Në kërkim bashkëautorët appeared first on Euronews Albania.
Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.