SHQIPERIA

Kontrabandë mallrash në Kapshticë, arrestohet një shofer autobusi, procedohet një tjetër

Kosova.Today ·

Policia Kufitare e Kapshticës ka zbuluar dy raste të dyshuara të kontrabandës së mallrave gjatë kontrolleve në vijën e dytë. Një 55-vjeçar është arrestuar në flagrancë, ndërsa një 29-vjeçar është proceduar në gjendje të lirë. Gjatë...

Policia Kufitare e Kapshticës ka zbuluar dy raste të dyshuara të kontrabandës së mallrave gjatë kontrolleve në vijën e dytë. Një 55-vjeçar është arrestuar në flagrancë, ndërsa një 29-vjeçar është proceduar në gjendje të lirë.

Gjatë kontrollit në autobusin që drejtohej nga shtetasi Sh. H., 55 vjeç, banues në Tiranë, policia gjeti cigare, produkte ushqimore, medikamente, vaj dhe pjesë automjetesh të dyshuara të kontrabanduara.

Ndërsa në autobusin e drejtuar nga shtetasi M. G., 29 vjeç, gjithashtu banues në Tiranë, u gjetën steka me cigare të dyshuara të kontrabanduara.

Të gjitha mallrat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, ndërsa materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës për veprime të mëtejshme.

The post Kontrabandë mallrash në Kapshticë, arrestohet një shofer autobusi, procedohet një tjetër appeared first on Euronews Albania.


Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Pas “Deputeti që Duam”, PS krijon platformë për kandidatët për këshilltarë bashkiakë

14.11.2026

Pandeli Majko trondit PS: Janë 1 mijë orë video, jepni dorëheqjen!

15.11.2026

Përleshje në Burgun e Durrësit, plagoset me thikë një i dënuar, arrestohet autori i dyshuar

16.11.2026

Shqipëri–Bjellorusi, kuqezinjtë kalojnë në avantazh 1-0 me golin e Rey Manajt

15.11.2026