SHQIPERIA

Kryen veprime të kundërligjshme gjatë protestës së djeshme në Tiranë, arrestohet një 19-vjeçar, procedohen 5 të tjerë

Kosova.Today ·

Një 19-vjeçar është arrestuar nga policia gjatë zhvillimit të protestës studentore ditën e djeshme në Tiranë, ndërkohë që 5 persona të tjerë u proceduan në gjendje të lirë për veprime kundërligjore. Sipas raportimeve të policisë, në pranga...

Një 19-vjeçar është arrestuar nga policia gjatë zhvillimit të protestës studentore ditën e djeshme në Tiranë, ndërkohë që 5 persona të tjerë u proceduan në gjendje të lirë për veprime kundërligjore.

Sipas raportimeve të policisë, në pranga ka rënë O. C., 19 vjeç, pasi dyshohet se ka thyer me sende të forta xhamat e dritareve të godinës së Gjykatës Kushtetuese.

Ndërkohë, materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës”, “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “ Prishja e qetësisë publike”, “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse”.

The post Kryen veprime të kundërligjshme gjatë protestës së djeshme në Tiranë, arrestohet një 19-vjeçar, procedohen 5 të tjerë appeared first on Euronews Albania.


Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Arrestohet autori i dyshuar i grabitjes së bankës në Komunën e Parisit, dyshohet për një tjetër grabitje në të njëjtën zonë

09.11.2026

Reshje shiu dhe borë në zonat malore, parashikimi i motit për këtë javë

09.11.2026

Parandalohet një ngjarje kriminale në Vlorë, arrestohet 34-vjeçari

08.11.2026

Humbi kontrollin dhe u përplas me 2 makina në Durrës, shoferi mbeti i bllokuar në mjet! Në gjendje të rëndë te Trauma

09.11.2026