JETA

​Kurti pas miratimit të Ligjit për Byronë: Na vonuan, por nuk do të na ndalin

Kosova.Today ·

Kryeministri Albin Kurti ka përshëndetur miratimin në lexim të dytë të Ligjit për Byronë për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme. Ai ka falënderuar deputetët për votimin, duke thënë se synimi është që pasurimi në Kosovë...

Kryeministri Albin Kurti ka përshëndetur miratimin në lexim të dytë të Ligjit për Byronë për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.

Ai ka falënderuar deputetët për votimin, duke thënë se synimi është që pasurimi në Kosovë të jetë i ligjshëm dhe në përputhje me të hyrat.

“Na vonuan për më shumë se tre vjet e gjysmë, por nuk do të na ndalin në synimin tonë të drejtë e të shumëpritur që pasurimi në Republikën tonë të jetë i drejtë, i pastër dhe në përputhje me të hyrat”, ka shkruar Kurti.

Kryeministri ka rikujtuar se ligji ishte dërguar 2 herë në Gjykatën Kushtetuese pas miratimit në Kuvend, herën e parë në shkurt 2023 dhe të dytën në dhjetor 2024.

“Sot, kaloi edhe njëherë në lexim të dytë në Kuvend, për çka i falënderoj deputetët për votimin e këtij ligji”, ka deklaruar ai.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Mbrëmje letrare në Vjenë, shkrimtarët shqiptarë prezantojnë krijimtarinë e tyre

07.11.2026

1.363 trilion franga zvicerane në fonde të qëndrueshme

08.11.2026

Rreth 750 mijë persona jetojnë në varfëri në Zvicër, krijohet këshilli i ri kombëtar

09.11.2026

VIDEO/Mërgimtari rrëfen pritjen prej 8 orësh në kufi: Na nxorën nga autobusi, policia po kontrollon gjithçka

08.11.2026