MAQEDONIA

Musa Xhaferi pengon ratifikimin e marrëveshjes për kontrollin kufitar hyrje-hyrje me Shqipërinë, reagojnë nga VLEN

Kosova.Today ·

Ratifikimi i marrëveshjes ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë për zbatimin e sistemit të kontrollit kufitar hyrje-hyrje ka ngecur në Kuvend, pasi procedura ende nuk ka kaluar në Komisionin për politikë të jashtme të cilin e...

Ratifikimi i marrëveshjes ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë për zbatimin e sistemit të kontrollit kufitar hyrje-hyrje ka ngecur në Kuvend, pasi procedura ende nuk ka kaluar në Komisionin për politikë të jashtme të cilin e kryeson Musa Xhaferi.

Nga VLEN theksojnë se për pasojë, propozimi nuk ka arritur të jetë pjesë e seancës plenare të planifikuar për sot, ndërsa propozues i ligjit për ratifikimin e kësaj marrëveshjeje është Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme.

“Marrëveshja konsiderohet e rëndësishme për lehtësimin e qarkullimit të qytetarëve dhe forcimin e lidhjeve rajonale, veçanërisht në drejtim të Kosovës dhe Shqipërisë, si dhe për realizimin e projekteve strategjike infrastrukturore, përfshirë Korridorin 8, rrugën Shkup–Bllacë dhe aksin Tetovë–Prizren. Me këtë marrëveshje parashihet vendosja e sistemit të kontrollit të përbashkët hyrje-hyrje në 5 vendkalime kufitare ndërmjet dy shteteve. Ky sistem nënkupton vetëm një ndalesë dhe një kontroll për qytetarët që kalojnë kufirin. Në mesin e vendkalimeve të përfshira është edhe Qafë Thana. Edhe pse aty funksionon sistemi “One stop shop”, deri më tani nuk është zbatuar plotësisht modeli i kontrollit hyrje-hyrje. Me marrëveshjen e re edhe në këtë pikë kufitare qytetarët do t’i nënshtrohen vetëm një kontrolli. Ndërkohë, mbetet e paqartë se kur do të procedohet marrëveshja në komisionin parlamentar dhe kur do të mund të rikthehet për ratifikim në seancë plenare”, reagojnë deputetë nga VLEN./INA/

The post Musa Xhaferi pengon ratifikimin e marrëveshjes për kontrollin kufitar hyrje-hyrje me Shqipërinë, reagojnë nga VLEN appeared first on InfoShqip.com.


Burimi i lajmit: infoshqip.com
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Ali Ahmeti përkujton Tahir Hanin: Mbi 40 vjet bashkë në rrugëtimin kombëtar!

09.11.2026

Kryeministri Mickoski ofendohet nga deklaratat e Hodait

09.11.2026

Paga minimale në Maqedoninë e Veriut: Ja kur pritet rritja e radhës dhe sa mund të përfitojnë punëtorët

08.11.2026

Ahmeti me mesazh emocionues pas vdekjes së profesorit Zoran Spirovski: Do të mbahet mend për profesionalizmin dhe përkushtimin

08.11.2026