SHQIPERIA

Makina përplas këmbësorin në aksin Levan-Vlorë, i moshuari përfundon në spital! Shoqërohet shoferi

Kosova.Today ·

Një aksident është regjistruar pasditen e kësaj të mërkurë në aksin rrugor Levan-Vlorë. Policia bën me dije se një makinë ka përplasur një këmbësor. 74-vjeçari i lënduar është dërguar në Spitalin Rajonal Fier ku po merr ndihmë mjekësore. Policia...

Një aksident është regjistruar pasditen e kësaj të mërkurë në aksin rrugor Levan-Vlorë. Policia bën me dije se një makinë ka përplasur një këmbësor.

74-vjeçari i lënduar është dërguar në Spitalin Rajonal Fier ku po merr ndihmë mjekësore. Policia shton se shoferi i mjetit është shoqëruar teksa ka rezultuar se ai nuk ishte nën efektin e alkoolit.

“Fier/Informacion paraprak. Rreth orës 18:00, në aksin rrugor Levan–Vlorë (rruga e vjetër), automjeti që drejtohej nga shtetasi A. B., 58 vjeç, ka aksidentuar këmbësorin shtetasin A. Sh., 74 vjeç, banues në fshatin Levan, i cili është transportuar në Spitalin Rajonal Fier për ndihmë mjekësore.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme. Nga testi i alkoolit, 58-vjeçari rezultoi se nuk kishte konsumuar alkool. Grupi hetimor vijon veprimet për sqarimin e rrethanave dhe të shkakut të aksidentit”, njofton policia.

The post Makina përplas këmbësorin në aksin Levan-Vlorë, i moshuari përfundon në spital! Shoqërohet shoferi appeared first on Euronews Albania.


Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Apeli zbardh arsyet, pse u izolua në shtëpi Vlora Hyseni

09.11.2026

Humbi kontrollin dhe u përplas me 2 makina në Durrës, shoferi mbeti i bllokuar në mjet! Në gjendje të rëndë te Trauma

09.11.2026

Grabitja e 2 bankave dhe trafiku i drogës në Rinas, Policia e Tiranës jep detaje: Në pranga autorët

09.11.2026

“Fol me Kryeministrin”, Rama për platformën e re: Komunikojmë në mënyrë të drejtpërdrejtë, e hapur për këdo

08.11.2026