MAQEDONIA

Mexhiti nga Dibra: Pushteti qendror mbetet i përkushtuar për zhvillimin infrastrukturor dhe ekonomik të komunave

Kosova.Today ·

Izet Mexhiti viziton Dibrën: Mbështetje nga pushteti qendror për projektet me rëndësi jetike Kryetari i Komunës së Çairit dhe bashkëkryetari i koalicionit VLEN, Izet Mexhiti, i shoqëruar nga përfaqësues të pushtetit qendror, përfshirë ministra,...

Izet Mexhiti viziton Dibrën: Mbështetje nga pushteti qendror për projektet me rëndësi jetike
Kryetari i Komunës së Çairit dhe bashkëkryetari i koalicionit VLEN, Izet Mexhiti, i shoqëruar nga përfaqësues të pushtetit qendror, përfshirë ministra, zëvendësministra dhe deputetë, ka zhvilluar sot një vizitë pune në Dibër.

LEXO POSTIMIN E PLOTË:

Sot jemi në Dibër, së bashku me përfaqësues të pushtetit qendror, ministra, zëvendësministra dhe deputetë. Vizitën e filluam me takimin me kryetarin e Komunës, Fisnik Mela, për të diskutuar projektet në realizim dhe investimet që i duhen Dibrës.

Në fokus kishim infrastrukturën në qytet dhe në fshatra, zhvillimin e turizmit e të blegtorisë, potencialin e Liqenit të Dibrës dhe mundësitë për përfshirjen e diasporës në zhvillimin ekonomik.

Nevojat e komunave kërkojnë angazhim edhe nga pushteti qendror. Prania jonë këtu ka këtë qëllim, që të shohim nga afër ku ka përparim, ku ka pengesa dhe çfarë duhet të bëjmë bashkë për t’i çuar projektet përpara.

Fisniku dhe qytetarët e Dibrës e kanë mbështetjen tonë për investimet që përmirësojnë jetën e përditshme dhe krijojnë mundësi të reja pune.


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Ali Ahmeti përkujton Tahir Hanin: Mbi 40 vjet bashkë në rrugëtimin kombëtar!

09.11.2026

Ilire Dauti i kundërpërgjigjet Dimitrievskit: “Grupi i vogël” i shqiptarëve është sa 54.4% e maqedonasve

08.11.2026

Alta Banka ri-aktivizon bankingun mobil dhe elektronik

08.11.2026

Qindra foshnja lindin para kohe në Shkup, mjekët në betejë të përditshme për jetën e tyre

09.11.2026