MAQEDONIA

Mickoski takoi kryeparlamentaren Haxhiu: Në fokus thellimi i bashkëpunimit Maqedoni-Kosovë

Kosova.Today ·

Kryeministri i RMV, Hristijan Mickoski, ka pritur në takim kryetaren e kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu. Mickoski, ka shkruar se me Haxhiun, kanë biseduar për avancimin e bashkëpunimit bilateral dhe forcimin e marrëdhënieve miqësore ndërmjet...

Kryeministri i RMV, Hristijan Mickoski, ka pritur në takim kryetaren e kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu.

Mickoski, ka shkruar se me Haxhiun, kanë biseduar për avancimin e bashkëpunimit bilateral dhe forcimin e marrëdhënieve miqësore ndërmjet dy vendeve.

Postimi:

Sot zhvillova një takim me kryetaren e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu.

Në takim biseduam për avancimin e bashkëpunimit bilateral dhe forcimin e marrëdhënieve miqësore ndërmjet dy vendeve.

Besoj se përmes dialogut të hapur, respektit të ndërsjellë dhe bashkëpunimit të shtuar rajonal, mund të kontribuojmë për më shumë stabilitet, zhvillim ekonomik dhe integrim më të shpejtë evropian të rajonit.


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Privatizimi i tokave shtetërore, vazhdojnë procedurat për kërkesat e mbetura

08.11.2026

Zjarri në Bit Pazar përfshiu disa shtëpi, ka dëme materiale

10.11.2026

Mexhiti thirrje shqiptarëve të Luginës të dalin në votime për Këshillin Kombëtar Shqiptar

08.11.2026

Mickoski pajtohet që Prokuroria të hapë hetim për “Alta Bankën”

09.11.2026