SHQIPERIA

Rama dhe ministri Karakaçi inspektojnë Bypass-in e Tiranës: Çliron kryeqytetin nga trafiku

Kosova.Today ·

Kryeministri Edi Rama së bashku me ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi he kreun e ARRSH-së Ami Kozeli kanë kryer inspektim në kantierin e Bypass-it të Tiranës. Ata theksojnë se punimet po ecin me ritme të shpejta. Ministri...

Kryeministri Edi Rama së bashku me ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi he kreun e ARRSH-së Ami Kozeli kanë kryer inspektim në kantierin e Bypass-it të Tiranës. Ata theksojnë se punimet po ecin me ritme të shpejta.

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Karakaçi tha se deri tani, punimet janë kryer mbi nivelin 50 përqind.

“Jemi në mbi 50 përqind të nivelit të punimeve”, tha Karakaçi. Ky segment do jetë një nyje strategjike e infrastrukturës rrugore, që do të lidhë akset e Korridorit Blu, si dhe autostradën Tiranë–Durrës me Tiranë–Elbasan. Dalim nga nevoja për të hyrë në Tiranë për çdo segmentim në jug.

Kjo mbaron në shtator të vitit 2027. Synimi është ti mbyllim para afatit. Element i rëndësishëm është që projekti është i integruar. Nuk kemi vetëm një autostradë por kemi dhe ndërlidhjen e të gjitha fshatrave dhe njësive administrative. Projekti nuk lë jashtë këto njesi administrative apo banorët”, tha Enea Karakaçi.

Nga ana tjetër kryeministri Edi Rama theksoi gjatë inspektimit se me anë të këtyre punimeve do bëhët e mundur çlirimi i kryeqytetit nga trafiku.

“Të gjithë duhet ta dinë se është rritje e ndjeshme e vlerës së pronës së tyre. Çdo shpronësim do bëhet ashtu siç duhet, sipas ligjit. Do jetë një aks që do ta çlirojë kryeqytetin nga një ngarkesë e tepërt që vjen si mungesë e këtij aksi.

Në pjesë e fluksit do vazhdojë lirshëm drejt jugut, dhe pjesa tjetër do ketë më shumë lirshmëri për të hyrë e dalë në kryeqytet”, tha Rama.

The post Rama dhe ministri Karakaçi inspektojnë Bypass-in e Tiranës: Çliron kryeqytetin nga trafiku appeared first on Euronews Albania.


Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

43-vjeçari, Gazmir Beqiri kryen dializë tri herë në javë, familja apel për ndihmë

08.11.2026

Arrestohet autori i dyshuar i grabitjes së bankës në Komunën e Parisit, dyshohet për një tjetër grabitje në të njëjtën zonë

09.11.2026

SPAK kërkon 2 vite burg të konvertuara në shërbim prove për Benet Beci

09.11.2026

Berisha për përplasjet në protestë: Personat që krijuan incidente ishin të paguar, nuk ishin studentë

08.11.2026