JETA

Mungesa e ngrohjes në shkollën “Iliria” në Prishtinë, shkurtohet orari i mësimit

Kosova.Today ·

Shkolla fillore “Iliria” në Prishtinë po përballet me mungesë të ngrohjes, duke detyruar drejtuesit e saj të shkurtojnë orarin e mësimit për shkak të temperaturave të ulëta. Prindërit janë njoftuar se nxënësit e kësaj shkolle do ta përfundojnë...

Shkolla fillore “Iliria” në Prishtinë po përballet me mungesë të ngrohjes, duke detyruar drejtuesit e saj të shkurtojnë orarin e mësimit për shkak të temperaturave të ulëta.

Prindërit janë njoftuar se nxënësit e kësaj shkolle do ta përfundojnë mësimin më herët, raporton ORAinfo.

“Përshëndetje prindër, sot mësimi përfundon në orën 16:15, për shkak të mungesës së ngrohjes”, thuhet në njoftimin e dërguar prindërve.

Ndërkohë, kujtojmë se në këtë shkollë, disa klasa janë pajisur me klima për ngrohje, me vetëfinancim nga prindërit e nxënësve.

Mungesa e ngrohjes në një institucion arsimor, në këtë periudhë me temperatura të ulëta, ngre shqetësime për kushtet në të cilat nxënësit po zhvillojnë procesin mësimor. /ORAinfo/


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Universiteti i Freiburgut, Zvicër, i ndan një doktoratë nderi Lea Ypit

07.11.2026

EXIL- mes Säntisit dhe mallëngjimit

09.11.2026

Zvicra prezanton aplikacionin falas për deklarimin e transportit të mallrave

09.11.2026

Hoteli tradicional në Zvicër nxirret në shitje për 2.5 milionë franga

07.11.2026