KOSOVA

“Elon Musku dhe oligarkët e Prishtinës”

Kosova.Today ·

Gazetari Gëzim Mekuli ka reaguar përmes një postimi lidhur me zhvillimet politike në SHBA dhe Kosovë, duke kritikuar ndikimin e oligarkëve dhe fuqinë e parasë në proceset zgjedhore. Mekuli ka marrë si shembull Elon Muskun dhe mbështetjen e...

Gazetari Gëzim Mekuli ka reaguar përmes një postimi lidhur me zhvillimet politike në SHBA dhe Kosovë, duke kritikuar ndikimin e oligarkëve dhe fuqinë e parasë në proceset zgjedhore.

Mekuli ka marrë si shembull Elon Muskun dhe mbështetjen e tij financiare për republikanët në SHBA, duke theksuar se shpenzimet e mëdha nuk arritën të përcaktojnë vullnetin e votuesve.

Ai ka bërë një paralele edhe me Kosovën, ku, sipas tij, oligarkë dhe media të caktuara financuan fushata propagandistike kundër Lëvizjes Vetëvendosje dhe Albin Kurtit.

Postimi i plotë:

Elon Musku dhe oligarkët e Prishtinës

Fenomeni Elon Musk në zgjedhjet në SHBA e zhveshi cullak mitin e pushtetit të financave mbi demokracinë: Mbi 474 milionë dollarë i dha Musku i shkretë për të blerë votën dhe fitoren e kandidatëve të tijë Republikan; vetëm në Teksas Musk zeza dhe 224 milionë dollarë të djegura badihava; nuk mjaftuan për të përmbysur ndërgjegjen e votuesit. Paraja bleu gazetarë, moderatorë, kohë televizive, por nuk bleu dot karakterin dhe besueshmërinë e popullit. Pikë!

I njëjti marifet absurd u praktikua edhe në Kosovën tonë; Oligarkë me xhepa të thellë e me mendje të cekët, të rrethuar nga televizione e portale të kapura në Tiranë e Prishtinë, financuan, me miliona euro e dinarë serb, propaganda të egra me shpresën se do të rrëxojnë përtoke Lëvizjen Vetëvendosje dhe Albin Kurtin; Por bënë të njëjtin llogari të gabuar is Musku: kujtuan se shqiptarët janë spektatorë që përtypin lajme të paguara, e jo njerëz me ndërgjegje, vlera e dinjitet.

Të nderuar lexues,

Ajo që ndodhi sot në SHBA nuk është sall një fitore e demokratëve amerikanë, por një fitore e demokracisë ndaj oligarkisë. Poashtu, edhe në Kosovë nuk fitoj thjesht një lider, një njeri apo një parti, por fitoj sovraniteti i popullit për të përcaktuar vetë të ardhmen dhe orientimin kombëtar.

Pushteti i parave është i përkohshëm; vullneti i lirë i një populli është i pathyeshëm.


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Darka e presidentes me kryetarët e komunave, Rama: Folëm për sfidat e përbashkëta dhe për të forcuar bashkëpunimin ndërinstitucional

07.11.2026

Kurti shkruan për takimet në Paris, para nisjes së Forumit të Paqes: Me miq dhe përkrahës të Kosovës

09.11.2026

Liburn Aliu jep dorëheqjen nga drejtimi i Portit të Durrësit

09.11.2026

Strategjia për Apelin: Grupi arrin disa ujdi, mbeten konfidenciale

08.11.2026