KOSOVA

Musliu: Vajzat duhet të kenë pronë, prindërit djemve u blejnë “Mercedes”, për vajzat nuk mendojnë

Kosova.Today ·

eputeti i Vetëvendosjes, Osman Musliu, ka komentuar çështjen e barazisë mes vajzave dhe djemve në familjet shqiptare, duke përmendur specifikisht pronat. Ai kritikoi mentalitetin, ku prindërit investojnë për djemtë, e vajzat i lënë jashtë këtyre...

eputeti i Vetëvendosjes, Osman Musliu, ka komentuar çështjen e barazisë mes vajzave dhe djemve në familjet shqiptare, duke përmendur specifikisht pronat.

Ai kritikoi mentalitetin, ku prindërit investojnë për djemtë, e vajzat i lënë jashtë këtyre mundësive.Musliu ka kritikuar mentalitetin ku, sipas tij, prindërit investojnë më shumë në të ardhmen e djemve, duke u blerë vetura, duke u ndërtuar shtëpi apo duke u siguruar banesa, ndërsa vajzat shpesh mbesin jashtë këtyre përfitimeve.“Femnat duhet me pas pronë. Babës kur ia fal Zoti vajzën, ai duhet me mendu për pronën e saj sikur për djalin. Jo te na është një mendësi që djalit me ia ble Mercedesin, me ia mbaru shtëpinë, me ia ble banesën, me ia bo tonat. E për vajzën një pjesë e madhe nuk mendon. Ata të dy janë evladë të njëjtë.”

Ai ka përmendur edhe një thënie profetike për rëndësinë e rritjes së vajzave me dinjitet dhe përkushtim.“Madje, Pejgamberi ka thënë se kush i rrit dy vajza me nder, e ka xhenetin e sigurt”, ka thënë Musliu, në videon e publikuar nga indeksonline.


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

​A do të lirohen sërish derivatet e naftës, flet kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve

09.11.2026

Djali i Donika Kadaj-Bujupit kërcënohet me revole në Ministrinë e Ekonomisë: Ma vendosi në kokë

09.11.2026

Pamje dramatike nga Tirana, i riu rrëzohet përtokë pasi goditet nga uji me presion të lartë

07.11.2026

Haradinaj reagon lidhur me vizitën e një grupi serbësh në Pejë dhe Deçan: Kush ua dha lejen?

09.11.2026