SPORTI

Ndeshja kundër Napolit, Zhegrova merr lajm të mirë nga Spalletti

Kosova.Today ·

Ylli kosovar, Edon Zhegrova mund të luajë nesër (e diel) ndeshjen e tij të parë si titullar këtë sezon me Juventusin. Juventusi është nikoqir i Napolit të dielën mbrëma në Allianz Stadium me fillim nga ora 20:45, në ndeshjen e vlefshme për...

Ylli kosovar, Edon Zhegrova mund të luajë nesër (e diel) ndeshjen e tij të parë si titullar këtë sezon me Juventusin.

Juventusi është nikoqir i Napolit të dielën mbrëma në Allianz Stadium me fillim nga ora 20:45, në ndeshjen e vlefshme për javën e 10-të në Serie A.

Kjo ndeshje derbi pritet të jetë shumë e veçantë për sulmuesin anësor kosovar, Edon Zhegrova.

Sipas Gazzetta dello Sport, trajneri Luciano Spalletti pritet të bëjë disa ndryshime në formacionin e tij titullar pasi duan të performojnë fuqishëm pas humbjes zhgënjyese në Genoa.

Kështu, Zhegrova pritet të luajë si titullar për herë të parë këtë edicion me Juventusin, në një rreshtim 4-3-3.

Ylli i Kosovës pritet të mbulojë krahun e djathtë të sulmit, ndërsa përkrah tij në sulm do të jenë edhe Jeremie Boga si anësor i majtë dhe Randal Kolo Muani në qendër.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

“Bomberi” i ri i Kosovës vazhdon shkëlqimin – Enis Rexhepi realizon dy gola për Stuttgartin

08.11.2026

Xhaka i mungon Zvicrës për dy ndeshjet e fundit të vitit

09.11.2026

Cristiano Ronaldo tërhiqet nga Kombëtarja e Portugalisë

05.11.2026

Lutfi Dalipi refuzon Zvicrën, pritet të zgjedhë Kosovën ose Shqipërinë

07.11.2026