KOSOVA

Operacioni i madh ‘Rikthimi’: Zbulohet ku u kryen bastisjet dhe kush janë të dyshuarit

Kosova.Today ·

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë (AKI), ka realizuar një operacion policor, ku u kapën mbi 37 kilogramë substancë e dyshuar narkotike e llojit heroinë....

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë (AKI), ka realizuar një operacion policor, ku u kapën mbi 37 kilogramë substancë e dyshuar narkotike e llojit heroinë.

Aksioni është koduar si ‘Rikthimi’ që nisi me bastisje në një depo në rajonin e Ferizajt e vazhdoi me kontrolle të tjera në katër lokacione, dy prej të cilave në rajonin e Prishtinës.

Ushtruesi i detyrës së kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale, Dren Paca, ka bërë të ditur se janë arrestuar pesë persona.

Dy prej tyre shtetas të Turqisë, një shtetas i Maqedonisë së Veriut dhe dy shtetas të Kosovës.

Në konferencë u bë e ditur se janë sekuestruar 5 mijë euro, një veturë, 10 telefona, DVR i kamerave dhe fishekë.

The post Operacioni i madh ‘Rikthimi’: Zbulohet ku u kryen bastisjet dhe kush janë të dyshuarit appeared first on InfoShqip.com.


Burimi i lajmit: infoshqip.com
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Kurti pranon letër urimi nga kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar

08.11.2026

Njëri vdiq, tjetri u arratis, i treti u lirua para kohe – Çfarë dyshimesh ngre Mehmeti për rastin Dehari dhe shokët e tij të burgut?

09.11.2026

Banjska, testi i madh për qeverinë e re serbe – analistët kërkojnë drejtësi dhe llogaridhënie

09.11.2026

Egjipti na mbush sofrën me fasule, Kosova vazhdon të varet nga importi

09.11.2026