SPORTI

Përfundon pa gola ndeshja mes Kosovës dhe Izraelit

Kosova.Today ·

Ka përfunduar me rezultatin 0:0 ndeshja mes Kosovës dhe Izraelit në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, në kuadër të Ligës së Kombeve, përcjell albinfo.ch. Kosova pati disa mundësi shënimi në pjesën e parë. Kreshnik Hajrizi rrezikoi në...

Ka përfunduar me rezultatin 0:0 ndeshja mes Kosovës dhe Izraelit në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, në kuadër të Ligës së Kombeve, përcjell albinfo.ch.

Kosova pati disa mundësi shënimi në pjesën e parë. Kreshnik Hajrizi rrezikoi në minutën e tretë, pas një topi të kthyer nga Vedat Muriqi, por goditi mbi portë. Pak minuta më vonë, Edon Zhegrova provoi nga zona, me topin që kaloi pranë shtyllës.

Në minutën e 17-të, Milot Rashica tentoi me të majtën nga distanca, por portieri Daniel Peretz ndërhyri për ta mbajtur portën të paprekur.

Rasti më i mirë erdhi në minutën e 41-të. Pas harkimit të Veldin Hoxhës, Lindrit Kamberi goditi me kokë transversalen, duke iu afruar golit në debutimin me fanellën e Kosovës.

Izraeli krijoi më pak mundësi në pjesën e parë. Në minutën e 25-të, Oscar Gloukh goditi drejt portës, por Amir Shaipi e ndali tentimin e tij.

Rezultati mbeti i pandryshuar edhe në pjesën e dytë. Nga minuta e 66-të, Kosova luajti me dhjetë futbollistë pas përjashtimit të Veldin Hoxhës.

Me këtë pikë, Kosova arrin në gjashtë pikë në Grupin 3 të Ligës B, ndërsa Izraeli në tri. Ndeshjen e fundit të fazës së grupeve, Dardanët do ta zhvillojnë më 17 nëntor, në Dublin ndaj Republikës së Irlandës./Albinfo.ch

The post Përfundon pa gola ndeshja mes Kosovës dhe Izraelit appeared first on Albinfo.


Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

“I shkreti mbrojtësi serb”, Klopp bën shaka pas debutimit mahnitës të Grudës

14.11.2026

FC Basel publikon një fotografi të Xherdan Shaqirit, duke krahasuar pamjen e tij në vitin 2013 me atë të vitit 2026

14.11.2026

Real Madridi siguron përforcimin e parë për sezonin e ri, transferon talentin 19-vjeçar nga Gana

13.11.2026

Kosova dhe Izraeli mbyllin pjesën e parë pa gola, 0:0

14.11.2026