SHQIPERIA

Protesta e së shtunës në Tiranë, arrestohen 3 persona dhe procedohen 18 të tjerë, 44 gjoba nga policia

Kosova.Today ·

Tre persona janë arrestuar dhe 18 të tjerë janë proceduar penalisht nga Policia e Tiranës, në vijim të hetimeve për aktet e dhunës të regjistruara gjatë protestës së zhvilluar një ditë më parë në kryeqytet. Sipas njoftimit të policisë, një...

Tre persona janë arrestuar dhe 18 të tjerë janë proceduar penalisht nga Policia e Tiranës, në vijim të hetimeve për aktet e dhunës të regjistruara gjatë protestës së zhvilluar një ditë më parë në kryeqytet.

Sipas njoftimit të policisë, një 33-vjeçar, me inicialet E.K., është arrestuar pasi dyshohet se ka dëmtuar trafikndarëset dhe ka thyer stendat e reklamave në rrugën “Muhamet Gjollesha”.

Në pranga ka përfunduar edhe një 23-vjeçar, me inicialet I.R., i cili dyshohet se ka goditur një punonjës policie gjatë shoqërimit në komisariat.

Ndërsa personi i tretë i arrestuar është një 15-vjeçar, i dyshuar për disa vepra penale, mes tyre organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime të paligjshme, prishja e rendit dhe qetësisë publike, pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit, shkatërrimi i pronës dhe mosbindja ndaj urdhrave të punonjësve të rendit.

Përveç arrestimeve, 18 shtetas të tjerë janë proceduar penalisht për veprime të kundërligjshme gjatë tubimit.

Ndërkohë, policia ka vendosur edhe 44 masa administrative, në zbatim të Aktit Normativ nr. 5, datë 28 tetor 2026. Dy prej këtyre masave janë në vlerën 500 mijë lekë secila.

The post Protesta e së shtunës në Tiranë, arrestohen 3 persona dhe procedohen 18 të tjerë, 44 gjoba nga policia appeared first on Euronews Albania.


Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Incident gjatë protestës, dy protestues tentojnë të thyejnë me shtyllë hekuri derën e Kryesisë së Kuvendit (VIDEO)

14.11.2026

Rama kërkon votimin për përjashtimin e Elisa Spiropalit nga PS-ja, për Veliajn: “Jo, sepse i ka duart e lidhura”

14.11.2026

Shpërthimi me eksploziv në automjetin e një gruaje në Elbasan, arrestohen edhe dy personat e tjerë që ishin në kërkim

14.11.2026

Të shtëna me armë pas një konflikti në Durrës, policia në kërkim të autorit

14.11.2026