SHQIPERIA

Protesta e studentëve, vijon bojkoti i mësimit në Universitetin e Korçës

Kosova.Today ·

Bojkoti i mësimit në Universitetin “Fan S. Noli” në Korçë pritet të vijojë, pasi shumica e studentëve të përfshirë në votimin e zhvilluar janë shprehur pro bojkotit. Burime bëjnë me dije se 610 studentë janë shprehur pro vijimit të bojkotit,...

Bojkoti i mësimit në Universitetin “Fan S. Noli” në Korçë pritet të vijojë, pasi shumica e studentëve të përfshirë në votimin e zhvilluar janë shprehur pro bojkotit.

Burime bëjnë me dije se 610 studentë janë shprehur pro vijimit të bojkotit, ndërsa 325 janë shprehur kundër dhe në favor të zhvillimit të mësimit.

Në bazë të këtyre rezultateve, Këshilli Studentor ka vendosur të mbështesë vijimin e bojkotit, duke iu referuar qëndrimit të shumicës së studentëve pjesëmarrës në votim.

Ndërkohë, studentët që janë pro zhvillimit të mësimit pritet të njoftojnë pedagogët për qëndrimin e tyre, çka mund të sjellë vijimin e procesit mësimor për një pjesë të studentëve.

Sipas burimeve, rezultati i mbledhjes do t’u komunikohet pedagogëve, ndërsa mbetet për t’u parë se si do të organizohet procesi mësimor në ditët në vijim.

The post Protesta e studentëve, vijon bojkoti i mësimit në Universitetin e Korçës appeared first on Euronews Albania.


Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Aksident në aksin Fier-Libofshë, plagoset një person

08.11.2026

BE financon zhvillimin e Shqipërisë, mbi 920 milionë euro mbështetje

08.11.2026

Humbi kontrollin dhe u përplas me 2 makina në Durrës, shoferi mbeti i bllokuar në mjet! Në gjendje të rëndë te Trauma

09.11.2026

Helmimi në Vlorë, dyshohet për ndotje fekale të ujit, 10 fëmijë të shtruar në spital, shtohen rastet dhe tek të rriturit

08.11.2026