JETA

Del emri i punonjësit të bankës që dyshohet se hyri në llogarinë e Përparim Ramës

Kosova.Today ·

Dje në media është raportuar për një skandal brenda bankës komerciale “Raiffeisen”, ku një punonjës i bankës dyshohet se është qasur në llogarinë dhe transaksionet bankare të Përparim Ramës, kryetarit të Komunës së Prishtinës. Punonjësi i dyshuar,...

Dje në media është raportuar për një skandal brenda bankës komerciale “Raiffeisen”, ku një punonjës i bankës dyshohet se është qasur në llogarinë dhe transaksionet bankare të Përparim Ramës, kryetarit të Komunës së Prishtinës.

Punonjësi i dyshuar, sipas burimeve të Gazetës Nacionale brenda policisë është Albion Ferati.

Nga banka Raiffeisen e kanë konfirmuar dje rastin për Gazetën Express, ku kanë deklaruar se kanë pranuar një ankesë nga Përparim Rama, andaj edhe kanë nisur trajtimin e rastit.

“Ju konfirmojmë se ankesa nga Kryetari i Prishtinës, z. Përparim Rama, është trajtuar në përputhje me kërkesat ligjore dhe rregullatore. Pas hetimit dhe shqyrtimit të rastit, kemi ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme bazuar në ligjet dhe rregulloret në fuqi, përfshirë edhe njoftimin e autoriteteve kompetente”, kanë thënë ndër të tjerash nga “Raiffeisen”.

Ende nuk dihet cila ka qenë arsyeja ose qëllimi i të dyshuarit Albion Ferati lidhur me veprimet e tij të kundërligjshme dhe kundër rregullave strikte bankare.

Duhet theksuar se Prokuroria Themelore në Prishtinë tashmë ka autorizuar Policinë e Kosovës të ndërmarrë veprime parahetimore lidhur me dyshimet për qasje të paautorizuar në llogarinë bankare të kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Protesta kundër vrasjes së grave, nisin të mblidhen qytetarët

07.11.2026

Zvicra refuzon statusin e mbrojtjes për 286 ukrainas, mes tyre 123 fëmijë

09.11.2026

Rreth 750 mijë persona jetojnë në varfëri në Zvicër, krijohet këshilli i ri kombëtar

09.11.2026

Aleanca kritikon Qeverinë Kurti: Po e përmbyllni javën me shkelje e skandale

07.11.2026