MAQEDONIA

Radhë të gjata para Alta Bankës në Manastir: Pensionistët presin pensionet, por mund të tërheqin vetëm 10.000 denarë në javë!

Kosova.Today ·

Qytetarët vazhdojnë të presin në radhë para degës së Alta Bankës në Manastir, pas vendosjes së kufizimit për tërheqjen e parave të gatshme në maksimum 10.000 denarë në javë. Masa u vendos pas ndërhyrjes së Bankës Popullore të Maqedonisë së...

Qytetarët vazhdojnë të presin në radhë para degës së Alta Bankës në Manastir, pas vendosjes së kufizimit për tërheqjen e parave të gatshme në maksimum 10.000 denarë në javë.

Masa u vendos pas ndërhyrjes së Bankës Popullore të Maqedonisë së Veriut, më 1 nëntor.

Mes qytetarëve që presin para bankës ka edhe pensionistë, të cilët shprehin pakënaqësi pasi nuk mund t’i tërheqin të plota pensionet e tyre për shkak të kufizimit të vendosur.

Kjo situatë ka shkaktuar shqetësim te klientët që kanë nevojë për qasje në kursimet dhe të ardhurat e tyre.

Ende nuk ka informacione se për sa kohë do të mbetet në fuqi kufizimi prej 10.000 denarësh në javë.


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Filkov: Provimi i jurisprudencës vetëm në maqedonisht, nuk ka bazë ligjore për gjuhët tjera

08.11.2026

Ali Ahmeti përkujton Tahir Hanin: Mbi 40 vjet bashkë në rrugëtimin kombëtar!

09.11.2026

Nis peticioni për vendosjen e prangave elektronikë ndaj dhunuesve

08.11.2026

Arkin Jahiji nesër pranon zyrtarisht mandatin si kryetar i Komunës së Bërvenicës

08.11.2026