MAQEDONIA

Rritet dalja në votime në Brevenicë, deri në orën 15:00 kanë votuar 40,49% e qytetarëve

Kosova.Today ·

Deri në orën 15:00, në zgjedhjet për kryetar të Komunës së Brevenicës kanë votuar 6.579 qytetarë, ndërsa dalja në votime është 40,49 për qind, tregojnë të dhënat e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ). Sipas KSHZ-së, nga përditësimi i...

Deri në orën 15:00, në zgjedhjet për kryetar të Komunës së Brevenicës kanë votuar 6.579 qytetarë, ndërsa dalja në votime është 40,49 për qind, tregojnë të dhënat e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ).

Sipas KSHZ-së, nga përditësimi i fundit i të dhënave në orën 13:00, për dy orë të tjera 2.061 qytetarë e kanë ushtruar të drejtën e votës. Deri në atë orë kishin votuar 4.518 qytetarë.

Në të njëjtën periudhë kohore, në raundin e parë të zgjedhjeve, të mbajtur më 18 tetor, dalja në votime ishte 31,17 për qind, që është rreth nëntë pikë përqindjeje më e ulët se sot.

Gjithashtu, numri i qytetarëve që kanë votuar deri në orën 15:00 është rritur për 1.515 krahasuar me raundin e parë. Më 18 tetor kishin votuar 5.064 qytetarë, ndërsa sot kjo shifër është 6.579.


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Ministri Ferati mori pjesë në Panel diskutimin në Gjermani- shkëmbehen përvoja për Strategjinë kombëtare të interkulturalizmit 2027–2032

08.11.2026

Përplasja BDI–VLEN për gjuhën shqipe: Hoxha akuzon, VLEN kundërpërgjigjet me kritika ndaj Ahmetit

09.11.2026

Nga sot formularë dhe kode të reja për pagesa, ja çfarë ndryshon për qytetarët

09.11.2026

Pesë raste me fruth në Maqedoni, eksperti ngre alarmin për rënien e mbulimit me vaksina

08.11.2026