MAQEDONIA

Shasivari-OSBE: Bashkëpunim i vazhdueshëm për reforma konkrete dhe drejtësi më efikase

Kosova.Today ·

Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari, zhvilloi takim me ambasadorin Kilian Wahl, shef i Misionit të OSBE-së në Shkup, ku në fokus ishin prioritetet reformuese dhe mundësitë për thellimin e bashkëpunimit në fushën e drejtësisë. Gjatë takimit...

Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari, zhvilloi takim me ambasadorin Kilian Wahl, shef i Misionit të OSBE-së në Shkup, ku në fokus ishin prioritetet reformuese dhe mundësitë për thellimin e bashkëpunimit në fushën e drejtësisë.
Gjatë takimit u diskutua për agjendën reformuese të Ministrisë së Drejtësisë, avancimin e sundimit të ligjit dhe forcimin e kapaciteteve institucionale, me qëllim të zbatimit të reformave në përputhje me standardet evropiane.
Ministri Shasivari vlerësoi rëndësinë e mbështetjes dhe ekspertizës së OSBE-së në proceset reformuese, duke theksuar nevojën për bashkëpunim të vazhdueshëm dhe konkret në funksion të ndërtimit të institucioneve më efikase dhe më të përgjegjshme.
Ministria e Drejtësisë mbetet e përkushtuar në avancimin e reformave, forcimin e sundimit të ligjit dhe ndërtimin e një sistemi drejtësie të pavarur, efikas dhe të besueshëm për qytetarët.


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

AKI bojkoton festën e Kumanovës: Nuk do të bëhemi dekor i Maksim Dimitrievskit!

08.11.2026

Me dokumente ‘zviceran’, por me zemër në Sllupçan: Dr. Mirsad Osmani – një histori suksesi në Zvicër (Video)

08.11.2026

Zekirija Tahiri porosi Dimitrievskit të ZNAM-it: Qytetarët i ndëshkojnë politikanët që ndërtojnë karrierën mbi kërcënimet dhe urrejtjen

08.11.2026

ASH kërkon që provimi i jurisprudencës të mbahet në shqip në tërësi

09.11.2026