KOSOVA

“Shkarkime, o kryeministër!”, Lushaku reagon ashpër pas videos së Arlindës me policin

Kosova.Today ·

Deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku Sadriu ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me rastin e Arlindës, e cila sa ishte gjallë, kërkonte që të zbatohej vendimi i gjykatës për takimin me djalin e saj. Në videon e publikuar ekskluzivisht...

Deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku Sadriu ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me rastin e Arlindës, e cila sa ishte gjallë, kërkonte që të zbatohej vendimi i gjykatës për takimin me djalin e saj.

Në videon e publikuar ekskluzivisht nga emisioni MAT në Klan Kosova, Arlinda dëgjohet duke i kërkuar një zyrtari policor respektimin e vendimit të gjykatës.

Sipas përshkrimit të Lushakut, polici Faruk i përgjigjet se vendimi interpretohet ndryshe nga ana e tyre dhe se obligimi i policisë është vetëm ta shoqërojë deri në shtëpi.

Lushaku e ka cilësuar rastin si një situatë ku një nënë po kërkon nga institucionet zbatimin e vendimit gjyqësor dhe të drejtën për të takuar djalin e saj.

“Një viktimë duke e lutë shtetin me zbatu vendimin! Një nanë duke luftu për të drejtën e saj për djalin”, ka shkruar depuretja në Facebook.

Ajo ka kërkuar përgjegjësi nga institucionet, duke iu drejtuar edhe kryeministrit me thirrjen për shkarkime.

“Shkarkime, o kryeministër!A ndoshta edhe ti po e lexon vendimin ndryshe?!“.

The post “Shkarkime, o kryeministër!”, Lushaku reagon ashpër pas videos së Arlindës me policin appeared first on InfoShqip.com.


Burimi i lajmit: infoshqip.com
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Filigrani zë vendin e Deklaratës së Pavarësisë, LDK i reagon Shiroka-Pulës: U zhvendos edhe fotografia e Rugovës

09.11.2026

​Në Paris mbahet Forumi i Paqes, merr pjesë edhe kryeministri Albin Kurti

09.11.2026

Era dimër, ky është parashikimi i motit për sot

08.11.2026

Nisin punimet për fabrikën e municionit

07.11.2026