KOSOVA

I siguruan uniformat, sot mbahet ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 63-të të Policisë së Kosovës

Kosova.Today ·

Policia e Kosovës ka njoftuar zyrtarisht se do të organizojë gjatë ditës së sotme ceremoninë e Diplomimit të Gjeneratës së 63-të të Policisë së Kosovës. Ceremonia do të mbahet në sallën “1 Tetori” në Prishtinë nga ora 16:30. Sipas njoftimit,...

Policia e Kosovës ka njoftuar zyrtarisht se do të organizojë gjatë ditës së sotme ceremoninë e Diplomimit të Gjeneratës së 63-të të Policisë së Kosovës.

Ceremonia do të mbahet në sallën “1 Tetori” në Prishtinë nga ora 16:30.

Sipas njoftimit, këtë ceremoni pritet që nga afër ta ndjekin personalitete të larta shtetërore, përfaqësues të institucioneve dhe menaxhmenti i lartë i Policisë së Kosovës.

Ceremonia fillimisht ishte paraparë të mbahej më 30 tetor, por që kishte dështuar në mungesë të uniformave për ligjzbatuesit e rinj.

Njoftimit:

FTESË PËR MEDIA

Policia e Kosovës ju njofton se me rastin e Diplomimit të Gjeneratës së 63-të të Policisë së Kosovës do të mbajë ceremoninë e diplomimit në sallën “1 Tetori” në Prishtinë. Këtë ceremoni pritet që nga afër ta ndjekin personalitete të larta shtetërore, përfaqësues të institucioneve dhe menaxhmenti i lartë i Policisë së Kosovës.

Ceremonia do të mbahet më datën 6 nëntor 2026, nga ora 16:30.

Data: 06.11.2026 (ditë e premte)

Koha: Nga 16:30

Vendi : Salla 1 Tetori – Prishtinë

Me këtë rast Policia e Kosovës njofton se të gjitha mediat janë të mirëseardhura në pasqyrimin e kësaj ceremonie.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Strategjia për Apelin: Grupi arrin disa ujdi, mbeten konfidenciale

08.11.2026

​Në Paris mbahet Forumi i Paqes, merr pjesë edhe kryeministri Albin Kurti

09.11.2026

‘‘A mund t’ia dalësh në Kosovë me pagën minimale’’, nga përllogaritja e shpejt del: Paga 455 euro, shpenzimet 565 euro

08.11.2026

Pas rastit të Arlinda Zekajt, Ministria e Familjes në pritje të raporteve nga Peja e Gjilani

09.11.2026