MAQEDONIA

Skandal me miliona në kontrollet teknike! Drejtuesi i një kompanie dyshohet se përvetësoi mbi 675 mijë euro!

Kosova.Today ·

Policia Financiare ka ngritur kallëzim penal ndaj M.N., drejtues i një kompanie për kontroll teknik të automjeteve, nën dyshimin për përvetësimin e 41,5 milionë denarëve (rreth 675 mijë euro) Sipas hetimeve, gjatë periudhës 2022–2025, i dyshuari...

Policia Financiare ka ngritur kallëzim penal ndaj M.N., drejtues i një kompanie për kontroll teknik të automjeteve, nën dyshimin për përvetësimin e 41,5 milionë denarëve (rreth 675 mijë euro)

Sipas hetimeve, gjatë periudhës 2022–2025, i dyshuari ka përvetësuar para të paguara nga qytetarët dhe kompanitë gjatë regjistrimit të automjeteve, të cilat duhej t’u transferoheshin institucioneve publike.

Nga kjo veprimtari dyshohet se janë dëmtuar komunat, Ministria e Mjedisit Jetësor, Kryqi i Kuq dhe institucione të tjera.

Për të fshehur gjurmët, i dyshuari dyshohet se ka fshirë në mënyrë të kundërligjshme edhe detyrime financiare prej 17 milionë denarësh.

Kallëzimi penal është dorëzuar në Prokurorinë Themelore të Tetovës./4news.mk

The post Skandal me miliona në kontrollet teknike! Drejtuesi i një kompanie dyshohet se përvetësoi mbi 675 mijë euro! appeared first on InfoShqip.com.


Burimi i lajmit: infoshqip.com
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Shasivari-Rokas: Reformat në drejtësi dhe integrimi evropian në fokus

09.11.2026

Mexhiti porosi Dimitrievskit: Nëse i pengon shqipja, Kumanovën e ka në dy gjuhë, ta lirojë vendin e kryetarit të komunës

10.11.2026

LSDM: Nuk po përhapim panik, kemi paralajmëruar për “Alta Bankën” që nga dhjetori, qeveria është në panik

09.11.2026

Ilire Dauti i kundërpërgjigjet Dimitrievskit: “Grupi i vogël” i shqiptarëve është sa 54.4% e maqedonasve

08.11.2026