SHQIPERIA

Studentët ndryshojnë strategji, Rama i fton sërish në dialog

Kosova.Today ·

Si çdo mëngjes edhe sot kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën duke përsëritur ftesën e dialogut me studentët protestues. Në videon e shpërndarë në rrjetet sociale, edhe këtë të enjte kreu i qeverisë ka nxjerrë tryezën e gurtë dhe sipër saj...

Si çdo mëngjes edhe sot kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën duke përsëritur ftesën e dialogut me studentët protestues. Në videon e shpërndarë në rrjetet sociale, edhe këtë të enjte kreu i qeverisë ka nxjerrë tryezën e gurtë dhe sipër saj letrat me mbishkrimin dialog.

Por pavarësisht ftesës së përsëritur të Ramës, studentët kanë refuzuar vazhdimisht dialogun me kryeministrin duke kërkuar dorëheqjen e tij.

Një ditë më parë studentët kanë njoftuar ndryshim strategjie për protestat duke zhvilluar protesta kombëtare dy herë në javë, çdo të mërkurë dhe të shtunë, në të njëjtën orë.

Ata vendosur zhvillimin e protestës së radhës kombëtare ditën e shtunë, më 7 nëntor, në orën 14:00, përballë Ministrisë së Arsimit.


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Humb jetën elektricisti 34-vjeçar në Shkodër, dyshohet se e zuri korrenti gjatë riparimit të një defekti

09.11.2026

Ky është autori i dyshuar që grabiti bankën në Komunën e Parisit

09.11.2026

Aksident në aksin Qafë Plloçë–Qukës, përplasen dy automjete, plagoset një grua

09.11.2026

Reshje shiu dhe borë në zonat malore, parashikimi i motit për këtë javë

09.11.2026