SHQIPERIA

Studentët sot protestë para Ministrisë së Arsimit, pedagogët dhe PD do t’u bashkohen në mbështetje

Kosova.Today ·

Protesta studentore do të vijojë edhe këtë fundjave teksa ata kanë njoftuar se këtë të shtunë do të mblidhen në orën 12:00 përpara Ministrisë së Arsimit. Në mbështetje të studentëve pritet të jenë edhe pedagogët, të cilët prej disa ditësh kanë...

Protesta studentore do të vijojë edhe këtë fundjave teksa ata kanë njoftuar se këtë të shtunë do të mblidhen në orën 12:00 përpara Ministrisë së Arsimit.

Në mbështetje të studentëve pritet të jenë edhe pedagogët, të cilët prej disa ditësh kanë bojkotuar procesin mësimor, duke iu bashkuar kërkesave të të rinjve për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Po ashtu, këtë të shtunë është njoftuar protestë kombëtare edhe nga PD. Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha të premten ftoi anëtarët, mbështetësit e partisë dhe qytetarët nga mbarë vendi që t’i bashkohen protestës kombëtare të së shtunës, në orën 12:00, në mbështetje të protestës studentore.

Berisha vlerësoi qëndresën e studentëve dhe të rinjve që prej disa ditësh protestojnë në rrugët e Tiranës, duke e cilësuar lëvizjen e tyre si një dëshmi të guximit qytetar.

Studentët gjithashtu kanë njoftuar se në orën 14:00 do të vijojnë protestën para Kryeministrisë. Nuk dihet se sa do të zgjasë protesta dhe nëse do të ketë përplasje me policinë. Në protestat e mëparshme janë regjistruar disa incidente dhe përplasje mes protestuesve dhe policisë.

Protesta në ditën e 19-të, Rama përsërit ftesën për dialog

The post Studentët sot protestë para Ministrisë së Arsimit, pedagogët dhe PD do t’u bashkohen në mbështetje appeared first on Euronews Albania.


Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Protesta para Kryeministrisë, qytetarët përplasen me policinë gjatë vendosjes së gjobave

09.11.2026

Reforma Zgjedhore/ PD kërkon ndryshimin e rendit të ditës, i jep afat PS-së të reflektojë deri në orën 11:00

09.11.2026

Bllokuan rrugën dhe penguan qarkullimin e automjeteve gjatë tubimit të djeshëm në Tiranë, policia vendos 21 gjoba

09.11.2026

Rama takohet me Macronin në Paris, merr pjesë në Forumin e Paqes (VIDEO)

09.11.2026