SHQIPERIA

Sulmet kibernetike ndaj Francës, Ferit Hoxha: Shqipëria në solidaritet të plotë, autorët duhet të japin llogari

Kosova.Today ·

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka shprehur solidaritetin e Shqipërisë me Francën pas sulmeve kibernetike të cilësuara si shkatërruese dhe të një shkalle të paprecedentë, të kryera nga një njësi ofensive kibernetike...

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka shprehur solidaritetin e Shqipërisë me Francën pas sulmeve kibernetike të cilësuara si shkatërruese dhe të një shkalle të paprecedentë, të kryera nga një njësi ofensive kibernetike e lidhur me Gardën Revolucionare Islamike të Iranit.

Përmes një reagimi në platformën X, Hoxha thekson se Shqipëria e kupton mirë situatën me të cilën po përballet aktualisht Franca, pasi edhe vendi ynë ishte objektiv i sulmeve të ngjashme kibernetike në vitin 2022, të ndërmarra nga aktorë shtetërorë iranianë.

Kryediplomati shqiptar nënvizon se sulmet kibernetike të sponsorizuara apo të mbështetura nga shtete nuk duhet të normalizohen dhe as të tolerohen, ndërsa autorët duhet të mbajnë përgjegjësi.

Sipas Hoxhës, sulmet ndaj infrastrukturës kritike përbëjnë kërcënim të drejtpërdrejtë për funksionimin dhe sigurinë e një shoqërie, pavarësisht nëse realizohen përmes eksplozivëve apo kodeve keqdashëse.
Në reagimin e tij, ministri thekson gjithashtu nevojën për një Evropë të bashkuar përballë kërcënimeve të tilla, me qëllim forcimin e qëndrueshmërisë kolektive dhe garantimin e përgjegjësisë për autorët e sulmeve.

“Evropa duhet të qëndrojë e bashkuar, të forcojë qëndrueshmërinë e saj kolektive dhe të sigurojë që përgjegjësit për akte të tilla të japin llogari”, shprehet Ferit Hoxha.

The post Sulmet kibernetike ndaj Francës, Ferit Hoxha: Shqipëria në solidaritet të plotë, autorët duhet të japin llogari appeared first on Euronews Albania.


Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Grabiti dy banka në Tiranë, Gjykata lë në burg 50-vjeçarin

11.11.2026

Të shpallur në kërkim për mashtrim dhe vjedhje, arrestohen dy persona në Rinas! Pritet ekstradimi i 31-vjeçarit turk

11.11.2026

Bllokuan rrugën dhe penguan qarkullimin e mjeteve, gjobiten 37 protestues

11.11.2026

Aksident në aksin tuneli i Krrabës-Bradashesh, lëndohen nënë e bir

11.11.2026