KOSOVA

Dita e tretë e protestës për rastin e Arlinda Zekajt, tymues para Ministrisë së Drejtësisë

Kosova.Today ·

(E plotësuar) – Protestuesit kanë hedhur mjete tymuese para objektit të Ministrisë së Drejtësisë në Prishtinë, duke kërkuar dorëheqjen e ministres Donika Gërvalla. Gjatë protestës, qytetarët kanë brohoritur “Dorëheqje”, duke kërkuar përgjegjësi...

(E plotësuar) – Protestuesit kanë hedhur mjete tymuese para objektit të Ministrisë së Drejtësisë në Prishtinë, duke kërkuar dorëheqjen e ministres Donika Gërvalla.

Gjatë protestës, qytetarët kanë brohoritur “Dorëheqje”, duke kërkuar përgjegjësi institucionale për rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt.

Protesta në Prishtinë po mbahet për të tretën ditë me radhë, ndërsa qytetarët po kërkojnë drejtësi për Arlindën dhe llogaridhënie nga institucionet përgjegjëse.

Përveç kryeqytetit, protesta sot janë mbajtur edhe në Pejë dhe Mitrovicë, ndërsa një ditë më parë qytetarët protestuan edhe në Ferizaj.

Protesta për Arlinda Zekajn vazhdon në Prishtinë

Protesta për drejtësi dhe llogaridhënie institucionale për vrasjen e Arlinda Zekajt po vazhdon në Prishtinë.

Pas tubimit në sheshin “Zahir Pajaziti”, protestuesit janë nisur në drejtim të Ministrisë së Drejtësisë, duke vazhduar marshin në kërkim të drejtësisë për Arlinda Zekajn dhe të gjitha gratë e vrara.

Protestuesit po kërkojnë përgjegjësi institucionale dhe masa konkrete për mbrojtjen e grave nga dhuna.

Sipas Kolektivit për Mendim dhe Veprim Feminist, protesta është shprehje e revoltës dhe solidaritetit kombëtar, nga Prishtina në Pejë dhe nga Mitrovica në Ferizaj.

“Protesta nuk ndalet derisa të vihet drejtësia në vend për Arlindën dhe për të gjitha gratë e vrara. Shteti duhet të japë llogari”, thuhet në mesazhin e kolektivit.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Presidentja e Kosovës viziton kombëtaren, merr dhuratë fanellën e “Dardanëve”

09.11.2026

Kurti takon mërgatën në Francë, u premton mbështetje për investime në Kosovë

09.11.2026

Kapet një person në pikën kufitare në Kullë, ishte në kërkim nga Interpoli

08.11.2026

Darka e presidentes me kryetarët e komunave, Rama: Folëm për sfidat e përbashkëta dhe për të forcuar bashkëpunimin ndërinstitucional

07.11.2026