JETA

“Tronditet” Barcelona, gjobitet me 602 euro pas ankesës së Atleticos për Julian Alvarezin

Kosova.Today ·

Barcelona do të duhet të paguajë një gjobë prej maksimumi 602 eurosh, pas ankesës së Atletico Madridit lidhur me kontaktet e pretenduara të klubit katalunas me Julian Alvarezin, raporton Mundo Deportivo. Federata Spanjolle e Futbollit (RFEF)...

Barcelona do të duhet të paguajë një gjobë prej maksimumi 602 eurosh, pas ankesës së Atletico Madridit lidhur me kontaktet e pretenduara të klubit katalunas me Julian Alvarezin, raporton Mundo Deportivo.

Federata Spanjolle e Futbollit (RFEF) e ka mbyllur çështjen disiplinore duke i shqiptuar Barcelonës gjobën në bazë të nenit 133 të rregullores së garave, i cili parasheh ndëshkime për shkeljen e detyrimeve rregullative.

Rasti nisi pasi Atletico Madrid pretendoi se Barcelona kishte kontaktuar me sulmuesin argjentinas, ndonëse ai ishte ende nën kontratë me klubin madrilen.

Vendimi rikthen në vëmendje rastin e vitit 2019, kur Atletico u ankua për negociatat e Barcelonës me Antoine Griezmann. Edhe atëherë, klubi madrilen pretendonte se katalunasit kishin kontaktuar me futbollistin pa respektuar rregullat përkatëse.

Në atë rast, Barcelona ishte dënuar me vetëm 300 euro gjobë, pavarësisht se Atletico kishte kërkuar masa më të ashpra.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Rreth 750 mijë persona jetojnë në varfëri në Zvicër, krijohet këshilli i ri kombëtar

09.11.2026

Thomas Aeschi konfirmon kandidaturën për Këshillin Federal

08.11.2026

Mbrëmje letrare në Vjenë, shkrimtarët shqiptarë prezantojnë krijimtarinë e tyre

07.11.2026

Besimi i konsumatorëve në Zvicër bie në nivelin më të ulët që nga nëntori 2023

08.11.2026