KOSOVA

Tuneli në Dardani mbyllet për qarkullim deri të dielën

Kosova.Today ·

Tuneli “Idiz Gjilani”, në lagjen Dardania në Prishtinë, do të jetë i mbyllur për qarkullim nga mbrëmja e së premtes deri të dielën pasdite, për shkak të organizimit të eventit “Halloween te Kultura House”. Sipas njoftimit, ndalimi i qarkullimit...

Tuneli “Idiz Gjilani”, në lagjen Dardania në Prishtinë, do të jetë i mbyllur për qarkullim nga mbrëmja e së premtes deri të dielën pasdite, për shkak të organizimit të eventit “Halloween te Kultura House”.

Sipas njoftimit, ndalimi i qarkullimit do të hyjë në fuqi më 30 tetor, nga ora 18:00, dhe do të zgjasë deri më 1 nëntor, në orën 17:00.

Kjo masë është ndërmarrë me qëllim të mundësimit të zhvillimit të aktivitetit dhe garantimit të sigurisë së pjesëmarrësve.

Qytetarët dhe pjesëmarrësit në trafik janë udhëzuar që gjatë kësaj periudhe të përdorin rrugët alternative dhe të respektojnë sinjalizimin e vendosur në terren.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

E DIELA SJELL MOT TË FTOHTË! Temperaturat zbrasin deri në -4°c, por nuk mungon as dielli

08.11.2026

Bajrami: Me miliarda buxhet, Qeveria Kurti s’e përfundoi asnjë projekt të madh – keqplanifikim, keqmenaxhim, korrupsion endemk

08.11.2026

Njëri vdiq, tjetri u arratis, i treti u lirua para kohe – Çfarë dyshimesh ngre Mehmeti për rastin Dehari dhe shokët e tij të burgut?

09.11.2026

Kurti pranon letër urimi nga kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar

08.11.2026