JETA

Nëna, vëllai dhe fëmijët e të dyshuarit për vr’asjen e Arlinda Zekajt nisen për ta takuar, të shoqëruar nga njësia FIT – pritet arrestimi

Kosova.Today ·

Zhvillime të reja janë raportuar sonte lidhur me Albert Sylajn, të dyshuarin për vrasjen e Arlinda Zekajt, i cili më herët ka kërkuar të takohet me familjen përpara dorëzimit. Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë me dije se nëna, vëllai dhe fëmijët...

Zhvillime të reja janë raportuar sonte lidhur me Albert Sylajn, të dyshuarin për vrasjen e Arlinda Zekajt, i cili më herët ka kërkuar të takohet me familjen përpara dorëzimit.

Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë me dije se nëna, vëllai dhe fëmijët e të dyshuarit janë nisur për ta takuar atë, të shoqëruar nga pjesëtarë të Njësisë Speciale FIT.

Sipas burimeve, Sylaj kishte komunikuar më herët me vëllain e tij, duke kërkuar dhjetë minuta për të biseduar me familjarët dhe duke shprehur gatishmërinë për t’u dorëzuar vetëm para pjesëtarëve të FIT-it.

Autoritetet po ndërmarrin veprimet për arrestimin e tij, ndërsa dorëzimi ende nuk është konfirmuar.

Për shkak të ndjeshmërisë së situatës, Sinjali nuk po publikon hollësi të tjera mbi vendndodhjen dhe zhvillimin e operacionit.

Kujtojmë se Arlinda Zekaj u vra më 25 tetor, ndërsa Sylaj dyshohet për kryerjen e krimit.

Shënim: Personat e përmendur në këtë lajm konsiderohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të vërtetohet me vendim të formës së prerë të gjykatës.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Mbrëmje letrare në Vjenë, shkrimtarët shqiptarë prezantojnë krijimtarinë e tyre

07.11.2026

Vera më e nxehtë në historinë e Zvicrës, mbi 1.200 vdekje lidhen me vapën

07.11.2026

Zvicra heton dyshimet për mashtrime me faturimin e testeve për COVID-19

08.11.2026

Zvicra ndër tregjet kryesore të eksporteve të Kosovës, 92.2 milionë euro për dhjetë muaj

08.11.2026