SHQIPERIA

Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, Gjykata e Tiranës kalon për gjykim dosjen ndaj të pandehurve

Kosova.Today ·

Gjykata e Tiranës ka pranuar kërkesën e Prokurorisë dhe ka vendosur kalimin për gjykim të dosjes për vrasjen e gjyqtarit të Apelit, Astrit Kalaja, ngjarje e ndodhur më 6 tetor 2025, brenda ambienteve të Gjykatës. Në bankën e të akuzuarve...

Gjykata e Tiranës ka pranuar kërkesën e Prokurorisë dhe ka vendosur kalimin për gjykim të dosjes për vrasjen e gjyqtarit të Apelit, Astrit Kalaja, ngjarje e ndodhur më 6 tetor 2025, brenda ambienteve të Gjykatës.

Në bankën e të akuzuarve do të ulen Elvis Shkambi, xhaxhai i tij Gjon Shkambi dhe punonjësi i sigurisë së gjykatës, Banush Koxhaj. Elvis Shkambi akuzohet për vrasjen e funksionarit publik, tentativën e vrasjes së dy personave të tjerë dhe armëmbajtjen pa leje.

Ndërsa Gjon Shkambi akuzohet për vrasje në rrethana të tjera cilësuese, në bashkëpunim, të mbetur në tentativë. Për punonjësin e sigurisë rëndon akuza e shpërdorimit të detyrës.

Sipas hetimeve, pas të shtënave që i morën jetën gjyqtarit Kalaja, mbetën të plagosur edhe dy persona të tjerë, babë e bir, të cilët ishin palë në procesin gjyqësor. Tashmë, përtej hetimeve dhe akuzave të ngritura nga Prokuroria, vendimmarrja i kalon gjykatës për të përcaktuar përgjegjësitë penale të secilit prej të pandehurve.

The post Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, Gjykata e Tiranës kalon për gjykim dosjen ndaj të pandehurve appeared first on Euronews Albania.


Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Blllokohen 2 tentativa për futjen e mallrave kontrabandë në Kapshticë

15.11.2026

“Nuk i kam përdorur votat për pazare personale”, Braçe: Nuk kam negociuar me Ramën për t’u bërë ministër

14.11.2026

Gjenden në Kurbin e Krujë 3 automjete të vjedhura në Fier, policia: Do përdoreshin për ngjarje kriminale

15.11.2026

Von der Leyen me fjalë të mëdha për Shqipërinë: Përparimi drejt BE-së është mbresëlënës

16.11.2026