“Me zemër e kam zgjedhur Kosovën”, Dalipi flet pas vendimit për të përfaqësuar “Dardanët”

  • Ndaje
“Me zemër e kam zgjedhur Kosovën”, Dalipi flet pas vendimit për të përfaqësuar “Dardanët”

Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) ka prezantuar Lutfi Dalipin si futbollistin më të ri që do t’i bashkohet përfaqësueses së Kosovës.

Futbollisti i Vaduzit, i cili është i huazuar nga Young Boys, ka vendosur përfundimisht që në nivel ndërkombëtar ta përfaqësojë Kosovën, ndonëse është rritur në Zvicër.

Në prezantimin e tij, Dalipi ka treguar se vendimi nuk ishte i lehtë, pasi ishte rritur në Zvicër, por në fund zgjodhi Kosovën me zemër.

“ Në fillim ka qenë pak zor për mua me zgjedh Kosovën ose Shqipërinë se jam rrit në Zvicër, po me zemër e kam marrë Kosovën. I kam thënë babushit se një ditë do të luajë ose për Kosovën ose për Shqipërinë”, ka deklaruar Dalipi.

Ai është shprehur i lumtur për këtë vendim, duke shtuar se beson që Kosova do të jetë një ekip shumë i fortë.

Dalipi do të jetë të shtunën në stadiumin “Fadil Vokrri”, ku do ta përcjellë nga afër ndeshjen Kosovë – Izrael, e cila nis nga ora 15:00.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.