MAQEDONIA

Ademi: Ne nuk kemi asgjë kundër gjuhës maqedonase por ka ardhur koha që edhe procedurat gjyqësore të zhvillohen në gjuhën shqipe

Kosova.Today ·

Mevlan Ademi nga Lëvizja Studentore, në emisionin “Impakt” në TV SHENJA, duke folur për takimin që kanë patur me ministrin Shasivari, tha se, edhe pse propozimi i ministrit është një rritje nga ajo që ministri paraprak Fillkov e propozonte,...

Mevlan Ademi nga Lëvizja Studentore, në emisionin “Impakt” në TV SHENJA, duke folur për takimin që kanë patur me ministrin Shasivari, tha se, edhe pse propozimi i ministrit është një rritje nga ajo që ministri paraprak Fillkov e propozonte, por metodologjia se si dot ë arrihet ajo, tha Ademi, është ajo që bien ndesh.

“Të bësh të njëjtin hap të cilin kanë dashur ta bëjnë ata para teje dhe ata shkelje ligjore që parashihen të bëhen tani, janë të dëmshme për ne për shqiptarët. Këtë ja sqaruam zotri Shasivarit”, tha Ademi, duke shtuar se me këtë propozim shkilet ligji ekzistues dhe kushtetua.
Lidhur me ato dy lëndë që duhet të jepen në gjuhën maqedonase, Ademi tha se shpjegimi u është thënë atyre, për shkak se janë lëndë që dalin nga gjykata.

“Ne nuk kemi asgjë kundër gjuhës maqedonase por besoj që ka ardhur koha që edhe procedurat gjyqësore të zhvillohen në gjuhën shqipe, ashtu siç e parasheh ligji”, deklaroi Ademi.


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Tragjedi pranë Tunelit të Murrizit, përplasen dy makina, dy viktima dhe pesë të plagosur, mes viktimave edhe 34-vjeçarja nga Tetova

14.11.2026

61 shqiptarë dhe 105 maqedonas janë punësuar së fundi në institucionet shëndetësore në Kumanovë

13.11.2026

DAP publikon listën e borxhlinjëve: 5.200 qytetarë dhe kompani me mbi 14 miliardë denarë detyrime

13.11.2026

Adnan Azizi: Më shumë lidhje me Kosovën dhe Shqipërinë, më shumë lehtësime për qytetarët tanë

13.11.2026