JETA

Adnan Rrustemi caktohet përfaqësues i VV-së në Grupin Punues për Apelin në Hagë

Kosova.Today ·

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, do ta përfaqësojë këtë parti në Grupin Punues për hartimin dhe harmonizimin e strategjisë shtetërore lidhur me procedurat e Apelit para Dhomave të Specializuara në Hagë. Këtë e ka bërë të ditur...

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, do ta përfaqësojë këtë parti në Grupin Punues për hartimin dhe harmonizimin e strategjisë shtetërore lidhur me procedurat e Apelit para Dhomave të Specializuara në Hagë.

Këtë e ka bërë të ditur shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Arbërie Nagavci, pas mbledhjes së Kryesisë e cila tha se Rrustemi, në bashkëpunim me organizatat përkatëse, do të angazhohet për të dhënë kontributin maksimal në këtë grup punues.

“Po, nga ana e Grupit të Lëvizjes Vetëvendosje, deputeti që do të na përfaqësojë do të jetë deputeti Adnan Rrustemi, i cili në bashkëpunim edhe me organizatën do të angazhohet që t’i japë kontributin maksimal në këtë punë dhe besoj se me sukses do të arrijmë që të kemi një strategji gjithëpërfshirëse e cila do ta përfaqësojë në mënyrë më të mirë të mundshme sfidën në të cilën po ballafaqohemi, jo vetëm në raport me vendimin e padrejtë të Gjykatave të Specializuara, por edhe me qasjen që duhet të kemi në vijimësi në raport me paraqitjen e gjithë përpjekjes që kemi pasur si komb, si shtet në luftën tonë çlirimtare si popull i Kosovës, dhe me historinë e drejtë e cila duhet të adresohet e të shqyrtohet në të gjitha dimensionet”, ka deklaruar Nagavci.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

U hap sot në Bernë ekspozita “CHIPS”, një udhëtim në botën e mikroçipave

13.11.2026

Zvicër: Propozohet paga minimale prej 5 mijë frangash për punëtorët me shkollim profesional

11.11.2026

Me shqiponjën dykrenare në diplomim! Adem Dalipi nga Kërçova krenon shqiptarët në Amerikë

13.11.2026

Pinea Matoshi shpallet aktorja më e mirë e re në një festival prestigjioz të filmit në Gjermani

14.11.2026